Shifra rekord në Francë: Mbi një mijë viktima dhe 7,788 të infektuar brenda ditës…

Franca ka regjistruar sërish një numër rekord viktimash brenda 24 orëve. Sipas të dhënave të pasqyruara në faqen e Worldometers, brenda ditës në vend kanë humbur jetën 1,053 persona.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 7,560. Ndërsa, brenda ditës janë konfirmuar 7,788 raste të reja me Covid-19. Në total, vendi numëron 89,953 të infektuar.

Me shifrat që rriten frikshëm, Franca po i ngjit shpejt “shkallët” në renditjen botërore të vendeve më të prekura nga koronavirusi. Deri më tani shteti evropian ndodhet në vendin e pestë, si një nga shtetet më të prekura në botë ndërsa në Evropë është i katërti shtet më i prekur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :