Trageti i linjës Shëngjin-Brindisi ka “humbur”. Edhe pse linja e re u përurua me shumë zhurmë para zgjedhjeve vendore, ajo nuk do funksionojë më, pasi do të “transferohet” në Vlorë, në linjën nga ky qytet në drejtim të Brindizit.
Dështimi i linjës Shëngjin–Brindizi , e cila u përurua nga kryeparlamentari dhe ministri i Transporteve, përbën rastin e vetëm në historinë e transportit detar kur trageti i saj nuk bëri asnjë udhëtim të vetëm.
Sipas faqes së internetit Ellade Viaggi, e cila merret me udhëtimet turistike, trageti i kësaj linje do të zhvendoset në linjën Vlorë – Brindizi.




