Kundërshtia ndaj ligjit, Rama: Ça problemi ka? Heqim kastën e financuar nga shteti

Rama ca thu...Gëzim Saliu
Edhe pse transmetoi siguri e qetësi pas daljes nga takimi prezantues i emrit të ri të AMC-së në Deutsche Telecom, kryeministri Rama nuk mundi të shmangë  në komentin e parë pas miratimit në Parlament të ligjit të arsimit të lartë “acarimin” me kundërshtarët e tij, që përfshijnë më shumë pedagogët sesa opozitën e vendit.
I pritur nga gazetarët në derën e hotel “Sheraton” për një reagim lidhur me kundërshtitë ndaj ligjit, Rama duke iu drejtuar atyre tha,: “Hë… ca problemi ka?”.
Për kreun e qeverisë, ligji i ri është një mishërim i reformës revolucionarizuese në sistemin e arsimit të lartë. Sipas Ramës, po spekulohet në emër të të varfërve, pasi shteti do të mbështesë të gjithë studentët e varfër, por dhe të talentuarit.
“Ka qenë procesi më i gjatë më i thellë dhe më gjithë përfshirës në përpjekjen për të ndërtuar një ligj si mishërimi i një reforme revolucionariuzese në sistemin e lartë. Produkti është shumë i mirë. Është për të ardhur keq kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve, duke spekuluar në mënyrën më të padenjë dhe gënjyer në mënyrën më të papranueshme. Ligji garanton konkurrencë vlerësim të meritës dhe…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.
Share it :