Ervin Kaduku
– Komisioni Evropian publikon raportin e tremujorit të dytë për vendet kandidate dhe parakandidate: Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë
Performanca shumë e dobët e administratës fiskale shqiptare, që u përmend dy ditë më parë nga vetë kryefinancieri Shkëlqim Cani, gjatë prezantimit të drejtores së re të Përgjithshme të Doganave, tanimë ka shqetësuar edhe Brukselin. Sipas Komisionit Evropian, statistika buxhetore në pesë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri tregon se të ardhurat nga taksat ishin 7.5% më pak se plani, me pjesën më të madhe të kategorive që shënuan mosrealizime, përveç tatim fitimit. Inflacioni më i ulët sesa pritej dhe prodhimi i naftës dëmtuan të ardhurat, por natyra e gjerë e rënies së të ardhurave flet për vazhdimin e dobësisë, si në planifikimin e buxhetit, ashtu edhe në administrimin e taksave. Megjithatë, të ardhurat në total arritën “të mbijetojnë”, duke mbetur poshtë shifrave të planifikuara me 4.2%, si rrjedhojë e të ardhurave nga shitja e licencave 4G.
Raporti
Komisioni Evropian ka publikuar dje raportin e tremujorit të dytë për vendet kandidate dhe potenciale kandidate, që përfshijnë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë, Bosnjë Hercegovinën. Ecuria e rritjes në pjesën më të madhe të ekonomive të Ballkanit, sipas raportit, duket se është forcuar më tej në muajt e parë të 2015-s. Faktorë të tillë si punësimi më i mirë, rritja e kredive dhe eksporteve, kanë kontribuar – në shkallë të ndryshme nëpër rajon – në këtë rezultat. Por zhbalancimet e brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësitë e vazhdueshme strukturore, mund të ndikojnë në fuqinë e rimëkëmbjes në periudhën në vazhdim. Për më tepër, raporti thekson se kriza greke mund të ngadalësojë momentin e rritjes në disa vende, nëse do të dobësohet besimi dhe do të materializohet efekti përhapës.
PBB
Absurdi është se, këto rezultate të ulëta vijnë në një kohë, kur statistikat zyrtare flasin për një rimëkëmbje të ritmeve të rritjes ekonomike. Për Shqipërinë, raporti thekson se, sipas publikimeve më të fundit, rritja ekonomike e përshpejtoi ritmin në tremujorin e parë, me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), në 2.8% me bazë vjetore, nga 2.4% që u regjistrua në tremujorin e mëparshëm.
Të gjitha degët kanë dhënë kontribut pozitiv në rritje, me më të madhin, 1.2 pikë përqindjeje, që ka ardhur nga shërbimet, për shkak të një zgjerimi vjetor prej 13.1% në aktivitetet financiare dhe të sigurimeve dhe një rritjeje prej 3.4% në administratën publike, edukimin dhe shëndetësinë. Prodhimi i industrisë u rrit me 7.6%, duke dhënë një kontribut prej 1 pikë përqindje (pp), bujqësia me 0.4 pp dhe ndërtimi me 0.3 pp.
Një vlerësim i parë për rritjen reale të PBB-së në 2014-n tregon se prodhimi ekonomik u rrit me 2.1% vitin e kaluar (kjo rritje është më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së shtuar bruto prej 1.89% publikuar nga INSTAT), duke tejkaluar kështu trendin rënës të ritmeve të rritjes së ekonomisë, që arriti nivelin më të ulët në 2013-n, me vetëm 1.1%.
Nisur nga këto shifra, pyetja që lind është logjike: INSTAT-i jep shifra të fryra për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo Doganat dhe Tatimet po dështojnë gjithnjë e më shumë me rezultatet e tyre lidhur me të ardhurat? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta japë vetëm qeveria.
Rritet interesi i kredive
Norma mesatare e interesit bankar për kreditë e reja në lekë u rrit në 8.6% në prill-maj, nga 8.1% në tremujorin e parë, duke sugjeruar se mund të ketë arritur fundin, pas një tendence të gjatë rënëse dhe se politika monetare ka rezultate të dobëta në uljen e mëtejshme të kostos së huadhënies.
Norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u ul në tremujorin e parë në 15.8% nga 16.8% që u regjistrua në tre muajt e mëparshëm, por mbetet mbi nivelin minimum që kërkohet nga rregullorja prej 12%.
Borxhi
Ndërkohë që të ardhurat nga taksat kanë qenë 4.5 për qind më pak nga plani, shpenzimet buxhetore, nga ana e tyre, ishin 8.2% më pak se ajo çka ishte planifikuar. Kjo sjell një performancë pozitive në adresimin e problemit të deficitit buxhetor, që ka qenë në ulje, por nga ana tjetër nuk zgjidh problemin tjetër shumë të madh të mosrealizimit të zërit të investimeve, shpenzimeve kapitale. Politika e të paktën këtyre dy vjetëve të fundit e kësaj qeverie ka qenë dukshëm shkurtimi i shpenzimeve, por fakt është që nuk po shkurtohen shpenzimet për paga, retushime e konstruksione të godinave qeveritare, për bileta të shtrenjta udhëtimesh jashtë shtetit, por shkurtohen pikërisht ato shpenzime, që sjellin mbrapsht fitimin: investimet në infrastrukturë, industri, etj.
Megjithëkëtë, borxhet publike mbeten në nivele tejet të larta për një vend si Shqipëria. Pas një rritjeje me 13.7% me bazë vjetore, borxhi publik qëndroi në 70.7% të PBB-së në tremujorin e pare. Por kjo shifër nuk përfshin detyrimet e prapambetura qeveritare, pra borxhet që shteti u ka privatëve për punë të kryera e të papaguara. Bashkë me këto detyrime, raporti i borxhit publik me Prodhimin e brendshëm Bruto mund të arrijë në 73-74 për qind, natyrisht në vartësi kjo nga rezultati që do të arrihet me prodhimin e brendshëm këtë vit.
Kriza përfshin biznesin, mbyllen 100 kompani
Në muajt maj dhe qershor 2015, rreth 100 biznese kanë shpallur procesin e likuidimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Kompanitë që kanë vendosur të mbyllin aktivitetin përfaqësojnë të gjithë sektorët që nga lojërat e fatit, tregti, ndërtim dhe komunikim.
“Bingo Tirana” është një nga kompanitë që është përfshirë në likuidim. Kjo mbyllje duket se i paraprin hyrjes së nenit 71 të projektligjit të ri për lojërat e fatit që thotë se “Organizatorët e kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilët janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri më datën 31 janar 2016”.
Në listën e 100 kompanive ka biznese të sektorit të tregtisë, shërbimeve, konsulencës, ndërtimit, por edhe të sektorit mikrofinanciar.
Ja lista e kompanive në likuidim
FIBER
PARTNERITETI
VIZIONI SHQIPTAR
ZHVILLIMI SHQIPTAR
QENDER TRAJNIMI UHY ELITE
ACS COURIER
JOLEN
SUOLIFICIO BMT
PANTHEON
ALFALIFT & EXCAVATION
AL GEBES
ANDEISA
VOLVO TRUCK CORPORATION
KORCA CONSTRUCTION
CALJA-E 2013
LAMIGLASS
PR CONSULTING
LEONARDO ENGINEERING
GOLD BET-AL
N.N.R &RUKOLLI
SERJANI-3
GAMA SECURITY
BESING CONSULTING
NORJON SECURITY
TERMO KONSTRUKSION
ALBANIA SERVIS LIPERO
KIRIOS-DEGES SE SHOQERISE SE HUAJ
LA VIE EN ROSE
NIMADK
EVENDORY
AUTOGAZ HALILI 2014
IBERDROLA ENGINEERING AND CONSTRUCTION S.A.U ALBANIA
RINI
PRO-INVEST 2012
DOKA SHQIPERI REPRESENTATIVE OFFICE
NEO SERVICE PROVIDER SPOTLIGHT
ALDEKRIS
VLLEZERIT DAUTAJ
FUNNYTIME
DEMETRA
TREGTIMI i LIBRIT ARTISTIK DHE SHKENCOR
KAPPE ALPHA
PETER’S
PAVLOS J CONDELLIS TIRANA LLC
AIGC ALBANIA
PLIVA CROATIA LTD
ANAKONDA/V
ARBANA-04
ERZIU
ALBO 2004
BENDO
EAGLE-DREAM
BINGO TIRANA M FOREX HEKO MARKETING GROUP
CROSS
JUERV
ALBWIND – 07
ANVIS
V & K
ALB – SALE
DABINOVCI
ALFALIFT & EXCAVATION
EDILTURCI
LUMA 2013
LAMIGLASS
IL-STUDIO KONSTRUKSION
CALJA-E 2013
ARIS
ALM GROUP.AL
VIZION SHQIPTAR
PARTNERITETI
KURSIM-KREDITI “ZHVILLIMI SHQIPTAR”
BIZNESI SOCIAL ROZAFA P.E.C
WATERGATE
ONE DISTRIBUTION NICO CONSULTING
ITAL-SHQIPERIA
POLEIS
ACS COURIER 2AL MINERALS
PERNOCI
SAN BENEDETTO ULLANO
SOULIFICIO BMT
AL GEBES
KOBRA SECURITY IMPRESA S.P.A
I SULEJMANI & SH MYRTEZA
BINAJ/M VILA 69
DIVAS AG
LABORATORI BIOKIMIK E BIOTEKNOLOGJIK DOKA SHQIPERI REPRESENTATIVE OFFICE ALBANIA SERVIS LIPERO
PETER’S EURO.GR.ELEKTRIK
ARBI
Automjetet, tregu mbetet i orientuar drejt të përdorurave
Qytetarët shqiptarë po orientohen çdo ditë me shumë drejt blerjes së automjeteve të përdorura kundrejt një vlere të ulët parash, duke i konsideruar makinat e reja si luks. Shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se për periudhën janar-qershor 2015 janë regjistruar për herë të parë 18.379 automjete të përdorura, me një rritje prej rreth 1.400 automjetesh. Ndërsa shifra e automjeteve të reja të regjistruara për herë të parë ka qenë rreth 1.533, me një rritje prej 253 mjetesh.
Duket se blerja e automjeteve të lira është thuajse 10fish më shumë, edhe pse kostot që sjellin ato për shkak të konsumimit janë tepër të larta. Qytetarët mendojnë se kjo vjen për shkak të kushteve ekonomike dhe sipas tyre pjesa më e madhe e popullsisë nuk ka mundësi të blejë as edhe një automjet të përdorur.
Peshën më të madhe në blerjen e automjeteve të reja e zënë edhe kompanitë e ndryshme të cilat kryesisht u drejtohen koncesionarëve, duke përfituar kështu edhe ulje të çmimeve.
Kriza greke peshon mbi emigrantët shqiptarë
Kriza që po përjeton Greqia dhe ekonomia e lartë informale, e cila përbën rreth 30 për qind të PBB-së, rëndon së shumti mbi emigrantët shqiptarë në shtetin fqinj. Në Greqi papunësia për të rinjtë është rreth 51.1 për qind, ndërsa papunësia në shkallë vendi rezulton në masën 25.7 për qind, më e larta ndër vendet e Bashkimit Evropian. Në këto kushte shqiptarët, në rastin më të mire, mund të gjejnë punë të cilësisë së ulët, ato vende pune që refuzojnë grekët, si ndërtim, industri e rëndë, bujqësi për burrat dhe mirëmbajtje të shtëpive për femrat.
Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë, kanë punuar dhe punojnë në punë informale. Këtë fenomen e dëshmon fakti se sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore greke (IKA) numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009 ka qenë 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013, numri ka rënë në 85,893. Ndërkohë që numri real i emigrantëve në këtë vend e kalon 400 mijë.
Sipas studimeve të bëra nga ekspertët e fushës, emigrantët shqiptarë përbëjnë 63,7% të totalit të popullsisë emigrante të dokumentuar në Greqi, ndjekur nga bullgarët, gjeorgjianët, rumunët, rusët dhe ukrainasit. Të ardhurat nga puna e padokumentuar e emigrantëve të huaj janë vlerësuar se përbëjnë rreth 24% të PBBsë së Greqisë. Kriza greke ka ndikuar ndjeshëm mbi remitancat e tyre. Shuma totale e remitancave për vitin 2014, u ul në 591.8 milionë euro, me një rënie prej 28 përqindësh, por sidoqoftë një shumë e tillë është përsëri e konsiderueshme për ekonominë shqiptare, pasi është llogaritur që, nëpërmjet remitancave, financoheshin rreth 160 mijë familje në nevojë. Kriza gjithashtu ndikon në humbjen e vendeve të punës për emigrantët shqiptarë, probleme me pensionet, pasi duke pasur vjetërsi kontributive si në Shqipëri ashtu dhe Greqi, nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e pensionit, si në Greqi, ku duhen jo më pak se 4.500 ditë pune, ashtu dhe në Shqipëri, ku kërkohen 15 vite me vjetërsi kontributive për të marrë një pension tepër simbolik.
Sipas statistikave zyrtare, mbi 180 mijë emigrantë janë kthyer nga ky shtet pesë vitet e fundit, të cilët janë përballur me probleme të mëdha, si mungesa e strehimit, papunësia, etj.




