Gëzim Saliu
Diskutimet e vizitave të larta: Nga rreziku i ndikimit të krizës greke tek debatet e politikës për dekriminalizimin dhe reformën në drejtës
Ashtu si rrallë herë ndonjëherë, Tirana do të jetë e “pushtuar” këtë javë nga vizitat e zyrtarëve të rangjeve të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Parlamentit Evropian. Ditën e sotme mbërrin për një vizitë zyrtare në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, zv/ sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland. Ndërsa turi i zyrtares së lartë amerikane ka nisur që në datën 11 dhe përfundon në 14 korrik në Ballkan, pritet që ditën e sotme ajo të zhvillojë takime me kryeministrin Rama përmes së cilit do të përcjelle edhe mesazhin e SHBA-ve për klasën politike shqiptare. Megjithëse nuk ka një axhendë zyrtare të çështjeve që pritet të diskutohen në këtë vizitë të Nuland në Tiranë, pritet që në qendër të takimit të jetë situata politike në vend, me përqendrim tek dekriminalizimi i Kuvendit dhe reforma në drejtësi. SHBA përmes ambasadorit Lu në Tiranë ka shprehur prej kohësh qëndrimin e saj për domosdoshmërinë e dekriminalizimit të Parlamentit, ku edhe para këtyre zgjedhjeve përcolli mesazhin e mos votimit të atyre kandidatëve për kryebashkiakë që kishin të shkuar kriminale. Po ashtu edhe reforma në drejtësi konsiderohet si prioritet nga ana e SHBA-ve, ku pritet që zyrtarja e lartë amerikane të vë theksin në takimin me kreun e qeverisë tek gjithëpërfshirja dhe ekspertiza ndërkombëtare.
Presidenti i PE-së
Ndërkaq një tjetër vizitë e rëndësishme që pritet në Tiranë ditën e nesërme do të jetë ajo e Presidentit të Parlamentit Europian Martin Schultz. Vizita e këtij të fundit në Shqipëri u konfirmua nga ana e kryeparlamentarit Meta dhe mësohet nga burime pranë Kuvendit se Presidenti i PE-së përveç takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar. Ndërkaq po ashtu burimet bëjnë të ditur se në qendër të vizitës do të jetë situata e Greqisë dhe mundësia e ndikimit të saj tek Shqipëria si edhe ccështjet që lidhen me hapat e integrimit të vendit në BE, ku pritet që diskutimi të fokusohet tek 5 prioritet e vëna si kushte nga Brukseli për Shqipërinë. Ndërkaq krahas Nuland dhe Schukltz një tjetër vizitë e rëndësishme pritet ditën e mërkurë në Tiranë, ku kryediplomati Koçias do të mbërrijë me synim kryesor zgjidhjen e mos marrëveshjeve për kufirin detar.
CV e Victoria e Nuland
Victoria Nuland mori pozitën e saj si Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë më 18 shtator, 2013. Si Ndihmës Sekretare ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet diplomatike me 50 vende në Evropë dhe Euroazi, si dhe me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Organizatwn për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Më parë, Ambasadorja Nuland ka shërbyer si zëdhënëse tek Departamenti i Shtetit. Nga shkurti 2010 deri nw qershor 2011 Nuland ka qenë e dërguare e posaçme për Forcat Konvencionale të Armatosura në Evropë dhe para kësaj ajo ka shërbyer në fakultetin e Kolegjit Kombëtar të Luftës. Nga 2005 në 2008 Ambasadorja Nuland ishte përfaqësuese e përhershme në 18 Shtetet e Bashkuara të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Si ambasadore në NATO, ajo u përqendrua kryesisht në forcimin e mbështetjes Aleate për misionin ISAF në Afganistan, për çështjet e NATO-Rusi, dhe në partneritetet globale të Aleancës. Në vitet viti 2000 deri më 2003 Nuland shërbeu si zëvendës Ambasadore për vendet e sapo pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik, ku kishte përgjegjësi kryesore për politikën amerikane ndaj Rusisë dhe vendeve të Kaukazit. Nga viti 1993 deri 1996, Ambasadorja Nuland ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit. Më parë në karrierën e saj, ajo ka mbuluar politikën e brendshme ruse në ambasadën e SHBA-së në Moskë, si edhe ka shërbyer në tavolinën sovjetike në Uashington
Cv e Martin Schultz
Martin Schulz u lind më 20 dhjetor 1955 dhe u rrit në Hehlrath Gjermani, në afërsi të kufirit gjermano-holandez-belg. Duke u bashkuar me Partinë Social Demokratike e Gjermanisë në moshën 19 vjeç ai filloi karrierën e tij politike. Në moshën 31 vjeçare ai u zgjodh si kryetari i bashkisë më i ri i North Rhine-Westphalia, një post të cilin e mbajti për 11 vjet. Që nga viti 1994, Martin Schulz është anëtar i Parlamentit Evropian dhe ka shërbyer në një numër të komisioneve, së pari duke shërbyer në nën-komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe pastaj në Komitetit për liritë civile dhe të Punëve të Brendshme. Ai udhëhoqi deputetëve SPD nga viti 2000 dhe u zgjodh më pas Zëvendës-Kryetar i deputetëve socialistë. Martin Schulz u zgjodh President i Parlamentit Evropian më 17 janar 2012 për një mandat prej dy vjet e gjysmë me 387 vota. Më 1 korrik 2014 ai u rizgjodh President me 409 vota, duke u bërë presidenti i parë në historinë e Parlamentit Evropian që rizgjidhet për një mandat të dytë.




