Refaeli nudo në Instagram

rafaeliBar Refaeli ka ngritur temperaturat e verës me një video të nxehtë të postuar në rrjetet sociale. Bukuroshja izraelite ka realizuar një video ku shfaqet krejtësisht lakuriqe derisa fërkohet e shtrirë në një krevat. Videoja e 30-vjeçares ka marrë me dhjetëra mijëra pëlqime në Instagram. Ndërkohë në një intervistë të fundit, Bar ka thënë se vajzat të cilat sfilojnë nëpër pista nuk janë aspak seksi.

 

Pas ndarjes, në lidhje me një miliarder

mirandaSa u publikua lajmi se ish-bashkëshorti i manekines Miranda Kerr, Orlando Blum e ka gjetur vajzën tjetër. Po kështu as australiania e re s’e humbi kohën. Siç njoftojnë mediet e huaja Miranda Kerr është në lidhje me njërin që ka 7 vjet më pak, me ndërmarrësin e internetit dhe njëkohësisht edhe themelues i aplikacionit “Snapchat“. Miranda 32 vjeçe është fotografuar në një restorant kalifornian duke bërë gjeste dashurie me 25-vjeçarin Ivan Spiegel. Ky miliarder është njëri nga shumë të pasurit me të cilët Miranda ka dalë. Miranda dhe Orlando janë ndarë para dy vjetësh, por kanë mbetur shumë miq të mirë. Ata e kanë djalin katër vjeçar Fleen. Duket se të dy kanë vendosur të vazhdojnë jetën e vet.

 

Enrique Iglesias arrestohet nga policia

enrique3Enrique Iglesias ka përfunduar në duart e policisë së bashku me menaxherin e tij, pasi drejtonte makinën me patentë të pezulluar. Enrique Iglesias raportohet të jetë ndaluar nga policia në Miami, Florida, në muajin maj. Këngëtari spanjoll pretendohet se ka kaluar në krahun e pasagjerit në momentin që polici e kishte ndaluar, ndërsa pasagjeri i është drejtuar vendit te shoferit. Enrique, ashtu si edhe shoqëruesi i tij i cili duket se ishte menaxheri i turneut të tij janë arrestuar, sipas “TMZ”. Por pas paraqitjes në polici, Enrique dhe shoqëruesi i tij janë lënë të lirë.

 

Rita flet për pjesëmarrjen në “X Factor”

rita_voice1Rita Ora ka folur për herë të parë për ftesën e marrë nga Simon Cowell, për të qenë mentore në spektaklin e talenteve “X Factor UK”. Në një intervistë për britaniken “Standard”, Rita deklaron se ndihet e nderuar që do të jetë një prej mentorëve të këtij spektakli, ndërsa e konsideron këtë pjesëmarrje si një kompliment. “Kur mora telefonatën, gjithçka ndodhi shumë shpejt. U ndjeva e nderuar, ishte një super kompliment për mua”, – shprehet 24-vjeçarja. Më tej, artistja me origjinë shqiptare thotë se dëshiron që të kënaqet sa më shumë në këtë spektakël dhe e konsideron gjetjen e talenteve si një punë tepër serioze.

 

Chloe Mafia “e pamposhtur” në tenis

mafiaChloe Mafia është bërë e njohur nga biznesi i saj webcam, duke u shndërruar në milionere. Megjithatë këtë herë Mafia ka preferuar të “godasë” ndryshe. Ajo ka zgjedhur një veshje të veçantë për të luajtur tenis. Shumë provokuese, 24-vjeçarja shfaqet me gjoksin jashtë dhe me topin e tenist në dorë, duke të krijuar idenë e një lojtareje të “rrezikshme”. Pavarësisht kësaj ekspertët e lojës së tenisit theksojnë se Chloe mund të jetë më tepër një pengesë sesa një vlerë kur është fjala për të realizuar një lojë me intensitet të fortë, pasi kthesat e saj rrezikojnë ta çojnë lojën dëm.

 

 

Share it :