Majko: Nëse PD do kishte fakte për zgjedhje me probleme do e kishte hedhë në erë Parlamentin

Pandeli MajkoDeputeti socialist Pandeli Majko tha në Kuvend se zgjedhjet e 21 qershorit ishin të arrira dhe e kundërta sipas tij nuk është e faktuar nga ana e opozitës, pasi nëse do ishte kështu theksoi ai, PD do e kishte “hedhur në erë” sallën e Parlamentit.

“Nëse do të ishin të gjitha të vërteta pretendimet tuaja, atëherë ju sot do ta kishit hedhur në erë Kuvendin. Kjo ka të bëjë me një reflektim për rezultatin. Unë mendoj se katër vjet kalojnë shpejt. Me pak durim, gjërat do të ecin mirë”, tha Majko.

“Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë mjaft të mirë. Ju kujtoj se kur mbaroi procesi i numërimit në Njësinë nr. 5 në Tiranë, të gjithë së bashku, edhe me komisionerët e PD-së, bëmë një fotografi të përbashkët. Megjithatë unë them se ka patur disa probleme”, tha më tej Majko.

Share it :