Në Lapardha arritëm të fitonim me mbi 100 vota epërsi, duke dhënë një mesazh se nëse punohet siç duhet, çdo rezultat mund të arrihet
Humbja e Bashkisë së Beratit ka krijuar edhe përplasjet e para mes eksponentëve të PD-së, në bazë edhe qendër. Disa gazeta pranë qeverisë kanë akuzuar sot ish-deputetin Lefter Maliqi si faktor të humbjes së Bashkisë së Beratit. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka reaguar dje, duke i quajtur fabrikime të kundërshtarëve politikë këto insinuata. Ish-deputeti Maliqi fajëson drejtpërdrejt të deleguarin e qendrës në Berat, zotin Fatbardh Kadilli, si edhe drejtuesit kryesorë të degës lokale të PD-së. “Qyteti votoi në masën 42 për qind që do të thotë se sabotoi kandidatin e LSI dhe rezultati doli me rreth 50 vota ndërkohë që çdo garë në Bashkinë Berat qytet çdo kandidat i djathtë ka humbur nga 600 deri në 800 vota, ndërkohë qe në zonat rurale ka dominuar bindshëm e majta dhe fshati është 70 për qind e votuesve pasi edhe ne qytet perseri jane në një numër të konsiderueshëm të ardhurit nga fshati”. Sipas zotit Maliqi pati një mosorganizim nga strukturat partiake ndërkohë që kandidati për bashkinë e Beratit ishte në lartësinë e kërkuar. Sipas ish deputetit diferenca mes kandidatëve mbeti në nivelet e të gjitha zgjedhjeve lokale të zhvilluara në Berat dhe Komuna. “Zoti Kasem Mahmutaj beri një fushate dinjitoze, nderkohe qe strukturat e pd nuk ishin te organizuara, deputetet e qarkut nuk e mbështetën, ndërsa zoti Kadilli smori pjes ne takime me qytetaret dhe fshatrat si dhe percau pd ne listat e këshillit bashkiak. Kasem Mahmutaj beri fushat pothuaj i vetem dhe teper dinjitoze,per mua eshte vlere e shtuar ne PD dhe intelektual dhe qytetar me vlera ne Berat. Kasemi eshte fitues moral ne ate gare pasi ngushtoj rezultatin ne qytet. I deleguari i qendrës erdhi vetëm dy tre herë në Berat dhe kur vinte kujdesej të fliste në televizionet e Tiranës duke bërë show se ndodhej në fushatë ndërkohë që faktikisht sbëri asgjë tjetër përveç se hëngri ndonjë drekë a darkë”. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka falënderuar banorët e Komunës së Otllakut dhe të vendlindjes së tij Lapardhasë për rezultatin e arritur dhe mbështetjen e dhënë për opozitën në këto zgjedhje. Ai analizon faktorët që çuan në këtë rezultat duke i mëshuar faktit që zona rurale ka nevojë për më shumë kujdes dhe përkushtim nga drejtuesit lokal të PD-së. “Unë kam falënderuar dhe gjej rastin ta bëj sërish për banorët e Otllakut të cilët votuan mbi 46% ndërsa te Lapardhasë, mbi 53% për Kasëm Mahmutajn, ndërkohë që 3 komunat e tjera Sinja Rroshniku dhe Velabishti ishin poshtë 40%. Në Lapardha arritëm të fitonim me mbi 100 vota avantazh duke dhënë një mesazh se nëse punohet siç duhet çdo rezultat mund të arrihet. Mendoj se mungoi një analizë e mirëfilltë e situatës parazgjedhore dhe nuk u përqendruan si duhet forcat në fshat atje ku e majta ruan ende një avantazh të konsiderueshëm”. Maliqi thotë se është emergjencë që PD-ja të ngrihet tani, të filloj analiza, të merren parasysh gjithë faktorët politik dhe e sheh si zgjidhje afrimin në PD të kandidatit Kasëm Mahmutaj. “Berati duhet te ringrihet pasi ne 2017 rrezikon te marre nje deputet, analiza duhet e thelle dhe emergjente pasi strukturat jane te deshperuara, Kasem Mahmutaj duhet te jete bashke me ne pjese e ringritjes se PD ne Berat! Humbja e pese bashkive dhe humbja e thelle si PD ka corientuar dhe demoralizuar mbështetësit e opozitës. Të gjitha institucionet dhe te punesuarit ne administrate shteterore dhe lokale do jene te majte, asnje i djathte s’do jete i punesuar, ringritja domosdoshmeri, PS dhe LSI do të hakmerren ndaj militantëve të PD-së”. Ish-deputeti i PD-së hedh akuza ndaj të deleguarit në qarkun e Beratit edhe për rezultatin në Urë vajgurore, Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan. Zoti Maliqi ishte kandidati më i përfolur për bashkinë e Beratit por negociatat me aleatët vendosën Kasëm Mahmutajn si përfaqësues të opozitës në qytetin e gurtë.
Niko Shupuli: Në 21 qershor fitoi Përmeti
Kjo eshte nje fitore e perbashket e te gjithe permetareve pavaresisht se per ke kane votuar. Populli i Përmetit foli me votë. Kjo ka qenë deklarata e kryebashkiakut të ri të Përmetit Niko Shupuli. Surpriza e zgjedhjeve njeriu që arriti të fitonte me një rezultat të thellë në Bashkinë e Përmetit, një nga bastionet e së majtës, ka falënderuar mbështetësit e tij për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës elektorale të 21 qershorit. “Falenderoj stafin elektoral dhe strukturat e angazhuara gjate fushates, falenderoj komisioneret, vezhguesit dhe numeruesit per durimin dhe qetesine qe percollen detyren e tyre, falenderoj pa dallime qytetaret e Permetit dhe banoret e te gjitha komunave. Falenderime ne menyre te vecante per te rinjte e Permetit, ne qytet dhe ne fshat, qe ju bashkua ne masen me te gjere alternatives time elektorale,duke i dhene fushates time ne cdo cep te bashkise optimizmin e tyre per te ardhmen e kesaj bashkie. Vrulli dhe vizioni i te rinjve,vitaliteti i tyre ne fushate, me frymezon per te ndjekur hapin e tyre ne cdo pune per bashkine e re”. Shupuli ka falënderuar emigrantët dhe e ka parë si emancipim të elektoratit të majtë që ka votuar për njeriun duke i kaluar ndasitë politike. “Falenderim per mbeshtetesit e se majtes per emancipimin e treguar, qe votuan pertej preferences politike ne keto zgjedhje administrative dhe duke mbeshtetur modelin qe ata besojne se meriton Permeti per kater vitet e ardheshme “. Kryebashkiaku i ri ka atakuar raportimet mediatike që e kanë quajtur Përmetin një bastion të së majtës. Shupuli ka shprehur krenari për qytetin e tij. “Permeti nuk eshte prone e partive politike e aq me pak e individeve te caktuar qe kandidojne Eshte jo e vertete, fyese dhe nuk i pershtatet Permetit etiketimi se ne Permet fiton cdo kandidat i se majtes pavaresisht cilesive individuale te tij. Permeti eshte i permetareve, te lindur ne Permet apo qe banojne aktualisht”. Kryebashkiaku i ri është zotuar se do të jetë kryetar i të gjithëve përmetarëve pavarësisht bindjeve politike, përkatësisë krahinore apo fetare.
Dule: Të gjithë kundër PBDNJ-së
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka akuzuar median dhe strukturat shtetërore se kanë punuar në bllok kundër forcës së tij politike. Ai ka ngritur shqetësimin për funksionimin e shtetit ligjor. “Ky fakt duhet të na preokupoje të gjithëve sa jemi sinqerisht te interesuar për demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të minoriteteve në veçanti”. Sidoqoftë Dule bëri të ditur se do të ketë reflektim edhe brenda partisë për të arritur në të ardhmen rezultatet e pritshme. “Do të bëhen objekt analize dhe debati në strukturat drejtuese të PBDNJ-së të Kongresit të saj të ardhshëm, si edhe të një dialogu të gjere në radhët e anëtarësisë, simpatizantëve, atyre qe për njërën apo tjetrën arsye janë larguar prej saj por edhe gjithë atyre që e shikojnë PBDNJ si strehe të idealeve dhe interesave të veta politike”, – tha ai.




