Ambasadori britanik akuzon gjyqtarët shqiptarë se blejnë e shesin drejtësi

Nicolas cannonNicolas Cannon, ambasadori britanik në Tiranë, ka lëshuar një lumë akuzash kundër sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke u shprehur se brenda gjyqësorit ka gjyqtarë të korruptuar që bëjnë biznes duke blerë e shitur drejtësi, e që mbështesin njeri-tjetrin në veprimtarinë e tyre korruptive.

“Brenda gjyqësorit ka një kastë gjyqtarësh të korruptuar, që veprojnë në grupe dhe nen dritën e diellit , e për këtë krenohen, duke blerë e shitur e blerë drejtesi. Janë rreth 100 të tillë në gjyqësorin shqiptar, një hetim i fortë në këto kushte është bërë i pashmangshëm”, tha Kanon.

Kështu është shprehur ambasadori britanik nga qytetit i Vlorës në konsultimet publike për reformën në drejtësi. Ai ka thënë se qeveria britanike e mbështet reformën, duke shpresuar se opozita do të sjellë ekspertizën e saj ligjore, pasi reforma në drejtësi s’duhet mohuar për asnjë arsye politike.
.

Share it :