Ndërkohë që procesit të numërimit të votave po i vjen fundi, dy liderët e partive kryesore Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë lajmëruar edhe daljen e tyre të parë për publikun.
I pari që do të dalë në publik pritet të jetë kreu blu, Lulzim Basha, që do të përcjellë mesazhin e tij për zgjedhjet e 21 qershorit, në orën 17:00.
Kurse kryeministri Rama bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se do t’i drejtohet pasditen e sotme shqiptarëve me një mesazh për zgjedhjet e 21 qershorit.
“Në orën 18.00 mesazhi drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 21 qershorit”, poston kryeministri.




