Aleanca për Shqipërinë Europiane mbylli fushatën në Pogradec, ku kryeministri Rama ashtu si edhe në takimet e tjera elektorale hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike si edhe kandidatit të opozitës në këtë bashki. Sipas kreut të qeverisë, PD është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim të paditur e ndërsa nuk nguroi ta cilësonte kandidatin Kapri si një “pelivan” e “mashtrues”.
“Po ç’janë këta njerëz që sjell PD-ja dhe ç’është ky hall që ka gjetur PD-në dhe neve me ta. Ka disa ditë po përpiqem që të shmang komentet për kandidatët e PD-së, por është pamundur. Shkoj në Sarandë, më thonë kandidati borizan, atë profesion ka. Shkoj në Konispol, çfarë pune bën kandidati i PD-së, saldator. Iki në Vlorë, jurist me kristal. Shkoj në Krujë, me shkollë të lartë pa shkollë fillore. Tani thashë e paska një me shkollë ky këtu, se ka mbaruar për ekonomik, po ky qenka komplet mashtrues. U thotë që unë jam me PS-në po sa të mbaroj zgjedhjet do vij me ju, ma jepni votën. Më vjen për të qarë ku ka përfunduar PD-ja. Është bërë shëmbëlltyra e ikjes në drejtim…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.




