61 vjecari Pjetër Çuni, i dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje, është prangosur sot nga blutë e Shkodrës, pasi në banesën e tij u gjetën një arsenal armësh e municionesh.
Arsenali i armëve u sekuestrua pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij, në kuadër të operacionit të koduar ” Arsenal ”, ku u gjetën:
1 mitraloz i lehtë, 1 pistoletë, 2 pushkë 20-çe, 1 kallëp tritol, 2 kuti me 20 kapsolla detonatore , 7 krëhëra me fishekë dhe 380 fishekë.
Armët dhe municionet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik për ekzaminim.




