Nga juglindja kreu I opozitës I është kthyer politikës tradicionale duke ju përgjigjur me të njëjtën monedhë deklaratve të djeshme të kryesocialistit Rama. Nga Kor[a dhe Pogradeci basha ka lëshuar akuza të njëpasnjëshme për kryeministrin rama. Ai e ka akuzuar kryesocialistin si përfaqësues të firmave piramidale duke e krahasuar me Suden. “Rama vëllai binjak i Sudes, piramidë e madhe mashtrimi. I plaçin sytë atyre që s’shohin varfërinë, që s’shohin varfërin”. Kryeopozitari Basha sulmoi drejtuesit e mazhorancës duke I etiketuar si oligarkia në pushtet e cila nuk ngopet nga asgjë. “Makutëria e oligarkisë ska të sosur ata I duan të gjitha për vete”. Ndërkaq në Pogradec ai I ka sulmuar në bllok ciftin Rama Meta. Ndërsa I ka drejtuar sulmet ndaj kreut të LSI-së Ilir Meta. “Varfëria dhe mjerimi kanë pllakosur anembanë vendit, qytetarët kërkojnë zgjidhje, ndërsa dyshja Rama – Meta ofrojnë kërcënime, shantazhe, mallkime. “Kanë ardhur në këto zgjedhje në Pogradec me një pazar të ulët që ka një dhe vetëm një qëllim, kapjen e Pogradecit, kthimin e Pogradecit në një çiflig për Ilir Metën e LSI, përdorimin e pushtetit vendor për korrupsion e abuzivizëm. Kjo është arsyeja se pse Ilir Meta e do me çdo kusht Pogradecin dhe nuk ka ndalur as para shantazheve, as para kërcënimeve për të bërë gjithçka që ta shtijë në dorë. Së fundmi, guxoi dhe kërcënoi edhe kandidatin tonë. Po pse e kërcënoi, thoni ju? Sepse nuk ka alternativë, s’ka ofertë, s’ka zgjidhje për problemet e Pogradecit dhe pogradecarëve dhe e ka kuptuar. Ai e di që pogradecarët e dinë se Ilir Meta nuk ëshët zgjidhja por është problemi për Pogradecin.” Kryetari I Partisë Demokratike u ndal gjerësisht në premtimet e të majtës në pushtet dhe gjendjen reale në të cilën ndodhet vendi. Analizoi [mimet e rritura, taksat e larta, keqqeverisjen dhe abuzivizmin me pushtetin. ““Këta premtuan 300 mijë vende pune por papunësia është rritur, varfëria është rritur, varfëria ekstreme është pesëfishuar, sipas të dhënave të vetë qeverisë. Këta premtuan çmime të ulëta por çmimet e ushqimeve janë rritur, çmimi i energjisë është bërë i papërballueshëm, njerëzit po shesin orenditë, fermerët po shesin bagëtinë e prapë nuk ia dalin. Njerëzit po zhyten në borxhe, familjarë, kryefamiljarë që arrijnë deri sa të shesin gjakun e trupit për të mos përfunduar pas hekurave, për 30 apo 40 mijë lekë të vjetra borxh të papaguara.” Zoti Basha theksoi mungesën e ideve nga dyshja Rama Meta, duke iu faturuar kërcënimet që kanë pasur mbështetësit e opozitës në juglindje të vendit. Kandidati i opozitës Gjergj Mero tha se varfëria dhe papunësia e lartë kanë shkaktuar një realitet te dhimbshëm ku përgjegjës direkt janë qeveria qendrore dhe ajo lokale.
Duke u ndalur tek programi I tij për një zhvillim integral ne të gjithë qytetin, pa lagje të diskriminuara, zoti Mero tha se periferia dhe lagjet e reja janë harruar në këta tetë vite nga Bashkia.Një nga temat e prekshme që kandidati i së djathtës trajton në cdo takim është eksodi i rinisë, i cili sipas tij po mplak qytetin dhe po e kthen atë pa të ardhme. Por me bashkinë e re u shpreh professor Mero, punësimi dhe edukimi i të rinjve janë në fokus të programit,që do të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë dhe me projektet ndërkombëtare.Nga Elbasani Basha shprehu Besimin e plotë në fitore. Në një miting që ndoshta e djathta dhe Partia Demokratike nuk e organizon që prej vitit 2005 në Elbasan zoti Basha u tha qytetarëve të votojnë uljen e taksave, uljen e çmimit të karburantit, dhe të energjisë elektrike. Basha premtoi se opozita i ka të gjitha mundësitë dhe do ti mbroj votat e qytetarëve në 21 qershor. Ai akuzoi kryeministrinë Rama për mosmbajtje premtimesh dhe i bëri të qartë se populli nuk do të rri pa e ndëshkuar të dielën e ardhshme. ‘’ E pranoi në Vlorë papunësinë, e pranoi varfërinë e pranoi rritjen e çmimeve, por do e pranojë se ska çtë bëjë populli e ka rrethuar’’. 3 ditët e fundit opozita ka shpërthyer në mitingje të fuqishme nga Gjirokastra, Mallakastra, Pogradeci, korça dhe Elbasani duke dhënë sinjale të forta se është në lojë për të fituar bindshëm në bashkitë kryesore të vendit.
Alibeaj: Tu kthejmë fierakëve qytetin e tyre
Kandidati I opozitës për bashkinë e Fierit ka vazhduar takimet intensive me banorët e qytetit dhe lagjeve periferike. Banorët e lagjes “Kastriot” jetojnë mes të njëjtave probleme sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Fierit, të majtë e të djathtë. “Është detyrimi ynë t’i kthejmë fierakëve qytetin e tyre: me rrugë të shtruara dhe trotuare, qytetin e pastër, me hapësira të gjelbra, me mjedise çlodhëse për të gjitha moshat, me tregje bashkëkohore, me shërbime të vazhdueshme e cilësore.Është detyrimi ynë të përmirësojmë jetën ekonomike të qytetarëve duke nxitur punësimin, duke ulur taksat, duke përgjysmuar çmimin e ujit të pijshëm e duke shmangur abuzimet, duke krijuar lehtësira për biznesin.”
Kosova: Pas gjashtë ditësh takohemi tek kutia, tek fitorja
‘’Vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga takimi ynë i së dielës, gjashtë ditë të cilat do të na sjellin fitoren‘’. Kjo ka qënë deklarat entuziaste mes banorëve të njësisë dhjetë e kandidatit për kryebashkiak të kryeqytetit Halim Kosova. ‘’Pas 6 ditësh kemi takimin tjetër të rëndësishëm. Në kutinë e votimit.Eshtë një ditë e historike miqtë e mi, dhe ju do të bëni një ndryshim të madh në Tiranë.Ne duam të jetojmë demokracinë çdo ditë, dhe ky është momenti.Projekti im është transparenca, integriteti, ndërshmëria, lufta ndaj korrupsionit, dhe komunikimi i përditshëm dhe i drejtpërdrejtë me ju. Do të pyeteni për çdo gjë. Bashkia është pushteti juaj’’. Kandidati i të djathtës shpalosi vizionin e tij për një nga lagjet e qendrës së Tiranës, duke detajuar çdo ndërhyrje që do i bëhet infrastrukturës së kësaj zone. ‘’E kam thënë edhe më parë. Unë nuk hyra në këtë garë që të bëhem qytetari i parë. Nuk hyra që të krijoj një distancë me ju. Unë vij nga ju, nga kontakti i përditshëm me ju, jam një nga ju, dhe do të jem një qytetar si ju. Nuk ka hierarki e ndarje mes nesh.I djahtë, i mjatë, i qendrës, i paparti, kushdo qofsh, banor i këtij qyteti, kudo ku banon, në njësinë 10, në njësinë 9, në fshat apo në qytet, në gjithë territorin e Tiranës, po e them sot këtu se; je partneri im. Konsideroj çdo qytetar të barabartë në të drejta e përgjegjësi dhe do jem çdo ditë në krahun e secilit për të shërbyer.Unë kam një projekt konkret me pesë pika kyçe, prioritete që kanë lindur nga komunikimi i përditshëm me qytetarët’’. Halim Kosova ka thumbuar dhe rivalin e tij Erjon Velija dhe spotet e shumta që qarkullojnë në transmetimet televizive. Një akuzë për 1.2 milion euro iu bë më herët nga selia blu kandidatit të majtë. ‘’Lidhja jonë është e vërtetë, nuk ka nevojë për spote e postera që bëhen me paratë, mundin e djersën tuaj. Fitorja jonë është e përbashkët’’.




