Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e filloi vizitën e tij dyditore në Mbretërinë e Norvegjisë me një diskutim në tryezën e rrumbullakët në Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Thaçi diskutoi me ekspertë norvegjezë për çështjet kryesore në Kosovë e rajon. Ai e theksoi rolin pozitiv të Kosovë në arritjen e progresit në Ballkan.
I shoqëruar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, Thaçi pati një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Børge Brende, ku u shtjelluan mjaft tema çështje që lidhen me progresin në Kosovë e rajon, si dhe sfidat globale.
“Norvegjia me vite të tëra ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë ndihmë masive dhe mbështetje politike Republikës së Kosovës. U pajtuam për veprime të përbashkëta në fusha të ndryshme, me theks të posaçëm në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë”, është shprehur Thaçi.




