Investigimi/ Koncesionet e ministrive, ja tenderat deri në 25 vite, ku përfunduan miliona eurot

11297790_10204509018433741_1469836685_nMinistria e Brendshme blen 42 milionë lekë një makinë. Ministria e Mjedisit jep me koncesion të fshehtë landfillin e mbetjeve në Durrës. Transportet për 25 vite linjat hekurudhore

Koncesionet afatgjata janë kthyer në një model të ministrave të Kryeministrit Edi Rama. Tendera që kapin vlera duke filluar nga 10 milionë euro do të jepen nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transporteve. Nga ana tjetër nuk mungojnë dhe shifra “stratosferike” për të blerë një makinë me vlerë 42 milionë euro nga Ministria e Brendshme. Nga ana e saj Ministria e Mjedisit ka përzgjedhur një kompani të huaj për, një tender i mbajtur tërësisht i fshehtë dhe ende e kësaj dite nuk është mësuar procedura që ka ndjekur mjedisi për të dhënë një tender që kap vlerën e mbi 17 milionë euro. “Autoritetet Kontraktuese Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës lajmërojnë Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Kinexia” dhe “Albanian Landfill Energy“, se oferta e paraqitur më datë 18.11.2014, për marrjen me koncesion të “Ndërtimit të landfillit për trajtimin e mbetjeve të qarkut Durrës” për vlerën totale te investimit 2,861,640,570 leke (dy miliardë e tetëqind e gjashtëdhjetë e një milion e gjashtëqind e dyzetmijë e pesëqind e shtatëdhjetë lekë) është pranuar. Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës fton bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Kinexia” dhe “Albanian Landfill Energy“ për fillimin e negocimeve të kontratës, e cila duhet të nënshkruhet brenda 30 ditëve”, – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mjedisit në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ministria e Transporteve do të japë me koncesion linjat hekurudhore Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë. Të dyja këto linja do të menaxhohen nga një kompani e vetme për 25 vite. Dyshime për këtë koncesion lidhet me afatin e gjatë që ka vendosur Ministria e Transporteve.

Share it :