Kandidati i PS për Kavajën, Elvis Roshi i dënuar në 2000-shin për plagosje me dashje

Elvis RoshiKryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, i cili rikandidon në 21 qershor për këtë post rezulton i dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Shkallës së Parë të këtij qyteti për plagosje me dashje.

I denoncuar nga opozita si person me precedentë kriminalë, Roshi rezulton i dënuar në mungesë për plagosje me dashje. Dokumenti vërteton se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 muaj burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje për Ervin Roshin, të birin e Azemit dhe Nasijes, i datëlindjes 1979, lindur dhe banues në Kavajë, i papunë dhe me arsim të mesëm.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Osman Aliu dhe anëtarët Astrit Haxhialushi dhe Arben Mullaj me 18.09.2000. Avokati mbrojtës në seancë ka qenë Luan Mansaku, ndërsa prokurori Musa Mulkurti.

Për më tepër lexoni nesër në gazetën “standard” në print.

Share it :