Kërcënohet Kapri, kandidati demokrat i Pogradecit

edi PalokaPartia Demokratike akuzon koalicionin e majtë për presion ndaj kandidatit të saj për Bashkinë e Pogradecit, Eduard Kapri, i cili garon përballe kandidates se LSI-së, Diana Mile.

Në një deklarate për mediat, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka theksuar se Eduard Kapri ka marrë një mesazh kërcënues, ku i kërkohet të tërhiqet për tre ditë nga gara, në të kundërt ai do të ketë pasoja të rënda.

“I bëjmë sot të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama, se Partia Demokratike i bën ata të dy drejtpërdrejt përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë”, ka deklaruar Paloka.

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të reagojë dhe zbulojë autorin e këtij kërcënimi.

 

Share it :