Takimi Kosova-Veliaj/ Kosova: Mikrofonin mos e vër në vesh, mbaje në dorë

Kosova-VeliajNë takimin të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, kandidatët e kryeqytetit Kosova-Veliaj  kanë shtrënguar duart mes tyre, kanë shkëmbyer përshëndetjet e rastit dhe batutat e çastit, përpara se t’iu përgjigjeshin 6 pyetjeve.

Gjatë intervistës përballë gazetarit Armand Mero, kandidatët iu përgjigjën 6 pyetjeve të njëjta, duke filluar me strategjinë që do ndjekë gjithsecili për punësimin e qytetarëve të Tiranës dhe fondin përkatës.

“Ne duhet të kemi një Këshill Ekonomik të Tiranës”, tha Veliaj.

“Atë fond ne e kemi premtuar dhe kemi bërë llogaritë që do ta çojmë në 15 milionë euro gjatë mandatit tim, në mënyrë që ky fond garancie të përdoret për atë që ka një ide, një projekt, duke mos qenë e nevojshme të vendosë kolaterale për të marrë këtë lloj kredie në bankë. Do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do garantojë këtë lloj kolaterali”, u shpreh Kosova.

Përpara pyetësorit, Kosova e këshilloi Veliajn: “Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë, atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë”. “Unë improvizoj gjithmonë”, ia ktheu Veliaj.

Share it :