U pastruan 80 mln euro, prangoset drejtoresha e bankës e aksionarja e Agon

agon_channel newsPas sekuestrimit të Agon Channel dhe një sërë kompanish të tjera në pronësinë e Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, kanë nisur edhe arrestimet e para, të personave të përfshirë në këtë skemë gjigante të pastrimit të parave.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar Erjona Troplini e cila është aksionare në televizionin Agon Channel dhe Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

Share it :