“KZLNDQ” vëzhgon zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë

KQZLNDQ• Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) ju bën me dije se në këte proces të zgjedhjeve lokale do të angazhohet me 1000 vëzhgues të paanshëm të shpërndarë në një kampion të rastësishëm dhe përfaqësues prej rreth 1000 qendrash votimi në të gjithë Shqipërinë, nga 5299 qendra në te gjithë vendin.

Monitorimi do të kryhet përmes Metodologjisë së Vëzhgimit mbi Baza Statistikore, e cila ka një besueshmëri rreth 95%. Projekti mbështetet nga USAID dhe me asistencën teknike nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI)

• Bashkëngjitur keni të dhënat bazë të raportimeve që do të kryejmë nisur nga informacionet që do të sigurohen përmes vëzhguesve tanë, në lidhje me ecurinë e fushatës elektorale, votimit dhe procesit të numërimit.

• Cilat janё datat kyçe tё publikimeve tona nё kuadёr tё monitorimit?

10 qershor : Publikohet raporti i vёzhgimit dy javor tё fushatёs zgjedhore.

19 qershor : Ora 12.00. Dita e Simulimit pёr raportimin e vёzhguesve, nё Hotel Rogner.

19 qershor: Raporti paraprak, përpara ditës së zgjedhjeve.

21 qershor : Raportimi i parё nё ora 10:00. Në  vijim do të qëndrojmë në kontakt për çdo të dhëne të rëndësishme mbi votimin.

22 qershor : Ora 9.00 Raporti për ditën e zgjedhjeve. Raportimi i fundit pas shpalljes së rezultateve të KQZ-së.

Share it :