Nga skizofrenia te deluzionet, ja problemet e njeriut

Halucinacionet

la_delusionDikush dëgjon zëra që e urdhërojnë ose që komentojnë sjelljen e tij, apo sheh gjëra e nuhat erëra, që në të vërtetë nuk ekzistojnë.

 

Deluzionet

Dikujt i lind ideja se nuk mund t’i besohet askujt, ose dyshon se po thurret një komplot kundër tij, ose dikush mendon se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë botë, si p.sh. të jetë apo të bëhet mbret i Shqipërisë.

 

Mendime të çorganizuara

Dikujt i mblidhen shumë mendime njëherësh dhe ka vështirësi për t’i strukturuar ato. Ai është i çoroditur. Reagim i papërshtatshëm, mpirje Për shembull: dikush pyetet se si është dhe përgjigjet: “Dua të të shkurtoj flokët!” Dikush merr lajmin, se i ka vdekur halla dhe reagon duke qeshur. Indiferencë, tërheqje sociale Indiferencë, tërheqje shoqërore Për shembull, dikush ka shumë vështirësi për të treguar kujdes për vetveten dhe e le pas dore.

 

Skizofrenia

Çrregullimi kryesor psikotik është skizofrenia. Skizofrenia është një çrregullim i zhvillimit të trurit e karakterizohet nga një çrregullim i zhvillimit të trurit. Karakterizohet nga simptoma pozitive (psikotike): deluzione dhe halucinacione. Karakterizohet gjithashtu nga simptoma negative: apati, anhedoni, autizem dhe mungesë dëshire. Bazohet ne çrregullimet e mendimeve Shkakton funksionim të reduktuar në punë, shtëpi dhe në marrëdhëniet personale. Në rastet më të shumta skizofrenia manifestohet për herë të parë midis vitit të gjashtëmbëdhjetë dhe të tridhjetë të jetës. Pra, shpesh, në moshë të re, si në meshkuj, ashtu edhe në femra. Shumë njerëz mendojnë se sëmundja e skizofrenisë është e rrallë, por kjo nuk është e vërtetë. Ajo është shumë e shpeshtë në të gjithë botën.Skizofrenia shkaktohet nga nje kombinim i faktorëve trashëgues, faktorët stresues para dhe pas lindjes, faktoret stresues të mjedisit dhe nga faktorët socialë. Në shumicën e rasteve, sëmundja e skizofrenisë, nuk është (ende) e shërueshme. Megjithatë, ekzistojnë mjete dhe metoda, që ndihmojnë, për të lehtësuar jetën për personat që janë diagnostikuar me këtë sëmundje

 

Si shfaqet skizofrenia?

Ajo që psikiatrit kanë diagnostikuar prej dekadash si skizofreni, mund të jetë realisht e ndarë në 8 sëmundje të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur një studim i revistës amerikane të psikiatrisë. Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit, në St. Louis, analizuan ADN-në e më shumë se 4 mijë njerëzve me skizofreni. Ata kanë gjetur ngjashmëri të variacioneve të gjeneve në ADN-në e simptomave individuale të pjesëmarrësve në studim. Me këtë ata kanë zbuluar që disa “grupime gjenesh”, duket se shkaktojnë tetë simptoma të ndryshme skizofrenie, sipas deklaratës së publikuar nga universiteti. “Sëmundjet komplekse, siç është skizofrenia, mund të influencohen nga qindra apo mijëra variacione gjenetike, të cilat bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyra sërish komplekse”, shkruajnë autorët e studimit në deklaratën e tyre. “Gjenet nuk operojnë veçmas, ato funksionojnë si një orkestër koncertesh dhe për të kuptuar se si punojnë, duhet të dish jo vetëm se cilët janë anëtarët e orkestrës, por edhe mënyrën se si ata bashkëpunojnë”.

 

Sëmundja

Njerëzit që vuajnë nga skizofrenia mund të dëgjojnë shpesh zëra imagjinarë aq të tmerrshëm saqë mbeten të traumatizuar. Një pacient amerikan i përshkruan këta zëra “si të jesh duke torturuar njerëz në forma çnjerëzore”. Një studim ka zbuluar se këta zëra mund të ndikohen nga kultura, ku perëndimorët përjetojnë psikoza më të frikshme. Skizofrenia është një çrregullim mendor që i bën njerëzit të dëgjojnë “zëra” të cilët ata nuk duan t’i dëgjojnë. Kjo sëmundje e trurit prek rreth një për qind të popullatës globale nën moshën 18 vjeç. Në kulturat perëndimore njerëzit raportojnë të kenë dëgjuar zëra që i thonë se të tjerë persona i lexojnë mendjen, i kontrollojnë mendimet apo po komplotojnë t’i vrasin. Në Afrikë dhe Indi, këta zëra haluçinativë janë po aq të dëmshëm, sipas studimit të Universitetit Stanford në Kaliforni. Ndonëse nuk ka kurë për skizofreninë, ky studim këshillon se terapitë që i nxisin pacientët të krijojnë raporte me zërat imagjinarë, mund të jenë të dobishme. Si pjesë e studimit, profesoreshë Tania Luhrman, intervistoi 60 të rritur të diagnostikuar me skizofreni, 20 nga Kalifornia, 20 nga Gana dhe 20 nga India. Mes tyre ishin 31 femra dhe 29 meshkuj në moshë mesatare 34 vjeç, të cilët u këshilluan të krijojnë raporte me zërat imagjinarë. Shumë prej afrikanëve dhe indianëve treguan se përjetuan eksperienca pozitive me zërat, por asnjë amerikan nuk pati shije të mirë. Subjektet amerikane të studimit treguan se përjetuan eksperienca të dhunshme dhe të hidhura. Për shembull, ata treguan se zërat që dëgjonin i thërrisnin në luftë apo në fushëbetejë. Amerikanët përgjithësisht nuk e dinin se kush po u fliste dhe duket se kanë më pak lidhje personale me zërat që i torturojnë. Por tek indianët, më shumë se gjysma e zërave të dëgjuar ishin anëtarë të familjes që u kërkonin atyre të përmbushnin detyra. “Këta zëra janë përgjithësisht persona më të moshuar, që këshillojnë të rinjtë”, tha një subjekt. Po ashtu, indianët dëgjonin zëra më pak kërcënues se amerikanët, disa u shprehën se zërat që dëgjonin ishin manifestim i një farë magjie apo ndikimi shpirtëror. Nga ana tjetër, amerikanët u referoheshin zërave si problem psikologjik apo mjekësor, ndërsa indianët dhe afrikanët nuk mendonin kështu. Në Ganë, ku kultura e pranon ndërveprimin me shpirtrat, pak subjekte e përcaktonin dëgjimin e zërave si sëmundje mendore. Kur iu kërkua të përkufizonin zërat, 10 prej pjesëmarrësve në studim u shprehën se ishin eksperienca pozitive, 16 prej tyre raportuan se ishte zëri i Zotit. Ndryshimi mund të qëndrojë në faktin se evropianët dhe amerikanët priren ta shohin veten si individë të motivuar nga një ndjesi e identifikimit të vetes, tha profesoreshë Luhrman. Në zonat jo perëndimore, njerëzit e imagjinojnë mendjen dhe veten si të përcaktuar dhe të ndikuar prej të tjerëve. Për amerikanët, zërat ishin një kërcënim për privatësinë e atyre që i dëgjonin, ato nuk mund të kontrolloheshin. Në Indi dhe Afrikë, subjektet nuk i kishin shumë problem zërat që dëgjonin, pasi i shihnin si mënyrë për të kuptuar më mirë botën. Kërkuesit mendojnë se në vendet jo perëndimore, pacientët i perceptojnë zërat si një marrëdhënie e jashtme dhe jo si cenim i mendjes. Zbulimet janë shumë të rëndësishme për nga aspekti klinik dhe mund t’i ndihmojnë kërkuesit të hartojnë terapi të veçanta për pacientë të kulturave të ndryshme.

 

Shkencëtarët

Skizofrenia është një problem afatgjatë i shëndetit mendor me një kompleks të simptomave, duke filluar nga të menduarit apo të folurit e paorganizuar e deri tek halucinacionet. Shkaqet, me sa duket, janë po aq komplekse, me një kombinim të përfshirjes së faktorëve fizikë, psikologjikë, mjedisorë dhe gjenetikë. Një grup i studiuesve vendosi të përqendrohet në vetëm një prej këtyre faktorëve gjenetikë, dhe zbuloi se ai ishte i lidhur me tri ndryshime të rëndësishme në tru. Studimi, i publikuar në revistën Nature Neuroscience, i lidhi së bashku tri ide të mundshme për shkaktarët e skizofrenisë, të cilat më parë mendohej të jenë të palidhura. Kjo pasqyrë e re në bazën molekulare të skizofrenisë ofron shpresë për trajtime të reja të cilat janë më të shënjestruara ndaj shkaqeve të çrregullimit, dhe jo vetëm trajtimit të simptomave. Hulumtuesit vendosën të shikojnë se si njëri gjen, Arp2/3, ka kontribuar në formimin e çrregullimeve mendore. Ata e zgjodhën këtë gjen për shkak se ai njihet të jetë i rëndësishëm në menaxhimin e formimit të lidhjeve mes neuroneve, të quajtura sinapsa, dhe ka qenë gjithashtu i lidhur me çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor. Ata më pas i modifikuan gjenetikisht minjtë që t’u mungojë gjeni Arp2/3. Çuditërisht, minjtë e modifikuar treguan sjellje skizofrenike. Për më tepër, si njerëzit, edhe kafshët u përkeqësuan me kalimin e kohës, dhe kur pastaj atyre iu dhanë ilaçe antipsikotike, disa nga simptomat e kafshëve u lehtësuan. Kur ekipi, i udhëhequr nga Scott Soderling, hulumtoi nëse ka pasur ndonjë ndryshim fizik ose kimik në tru, të lidhur me sjelljet e para në minjtë me mungesë të gjenit Arp2/3, ata i zbuluan tri anomali të trurit – të cilat konsiderohen fillimisht të palidhura, dhe të cilat gjithashtu shfaqen tek njerëzit me skizofreni. Së pari, ata zbuluan se qelizat në zonën ballore të trurit – zonën përgjegjëse për planifikimin dhe vendimmarrje – kishin “gjemba të degëzuar kurrizorë” më pak se normalja. Këto janë degët të cilat ndihmojnë në lidhjen e neuroneve me njëra-tjetrën. Derisa minjtë u plakën, ata i humbën gjithnjë e më shumë nga këta gjemba. Kjo është e njohur si “teoria e krasitjes së gjembave”. Së dyti, në përputhje me njerëzit që vuajnë nga skizofrenia, ata zbuluan se minjve që u mungon Arp2/3 gjithashtu kishin neurone hiperaktive në të njëjtin rajon ballor të trurit. Fillimisht mendohej se neuronet hiperaktive ishin jokompatibile me “teorinë e krasitjes së gjembave”.

 

Share it :