Akuza/ Bogdani: Ajola Xoxa ka kryer vepër penale

Gruaja e Veliajt, përfaqësuese e Dzanashvillit në Shqipëri

erion bogdani deputetSelia blu vazhdon të denoncojë rastin e biznesmenit gjeorgjian Dzanashvilli, i cili akuzohet për lidhje me krimin e organizuar dhe mafian ndërkombëtare. Deputeti Gerti Bogdani ka paraqitur para medias një prokurë, e cila vërteton se bashkëshortja e kandidatit për kryetar Bashkie të Tiranës, Ajola Xoxe, është përfaqësuesja ligjore e Dzanashvillit në Shqipëri. Partia Demokratike ngriti pikëpyetje edhe me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe punën e institucioneve. “Rasti i Xoxës vë në provë shtetin ligjor. Asnjë transparencë nga kandidati i Ramës. Erion Veliaj ka qejf të flasë për ligjin dhe rregullin. Por kush e merr seriozisht këtë person, kur ai nuk jep asnjë shpjegim për marrëdhënien me Dzanashvillin, emër ky i akuzuar për lidhje me botën e krimit, për pastrim parash, për trafik prostitucioni e droge”. Ligjvënësi i opozitës Gerti Bogdani i kërkoi transparencë të plotë zotit Veliaj për këtë kontratë. Sa është shuma e përfitimit dhe pse nuk ka referuar pranë organeve përkatëse sipas detyrimit ligjor zonja Xoxa. “Dzanashvilli ka zgjedhur të ketë Ajola Xoxen, bashkëshorten e Veliajt si përfaqësuese ligjore me të drejta të plota në Shqipëri. Sa para ka përfituar ai dhe bashkëshortja e tij nga kjo kontratë? Por më e rëndësishmja, kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e shtetit ligjor në vendin tonë”. Zoti Bogdani ngriti dyshime dhe i drejtoi pyetje për këtë çështje. Përfaqësuesi i selis blu referoi ligjin dhe nenet përkatëse që e detyrojnë zonjën Xoxa të raportojë pranë autoriteteve ligjzbatuese kur ka vënë re transaksionet e dyshimta që kanë pasur si qëllim pastrimin e parave. “Ligji nr. 9917, i vitit 2008, e detyron Ajola Xoxen, si përfaqësuese ligjore, të raportojë në momentet kur bëhet një transaksion i dyshimtë, sidomos në vlerat prej miliona eurosh”. Transaksionet me deputetin Mark Froku të sjella në vëmendjen e publikut nga media janë çështja që ngre më shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarin e bashkëshortes së kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës. “Zonja Veliaj, ende nuk flet nëse ka denoncuar apo jo tek drejtoria pastrimit të parave. A ka denoncuar ajo të dhënat e transaksionit që lidh Dzanashvillin me Mark Frrokun, ku 30% e aksioneve të kompanisë shiten 300 mijë euro, ndërsa 15% e aksioneve të së njëjtës kompani brenda pak muajsh, shiten me 1.8 milionë euro? Transparenca në këtë rast është detyrim ligjor. Por transparenca është ajo qe i mungon kandidatit rilindas për bashkinë e Tiranës dhe të afërmve te tij, që çuditërisht gjenden gjithmonë në qendër të skandaleve me shuma të tilla parash”. Përfshirjen e Dzanashvillit në pastrim parash dhe në lidhje të forta me të majtën e ka akuyuar dhe ish Kryeministri Berisha. Në një deklaratë të para pak ditëve ish-kryedemokrati iu drejtua publikut për lidhjet e së majtës me malavitën e brendshme dhe të jashtme. Berisha bëri me dije se Dzanashvilli ka financuar me dy milion euro fushatën e aleancës së majtë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ish-kryeministri akuzoi dhe zyrtar të lartë të pastrimit të parave si të lidhur me Dzanashvillin për llogari të liderit të PS-së, Edi Rama.

 

 Deklarata

Deklarata e djeshme e deputetit Gerti Bogdani hedh poshtë thëniet e kandidatit për kryetar Bashkie të Tiranës, Erion Veliaj, se e ka mik këtë të fundit. Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës ka aluduar shpesh në takimet me qytetarët se Bogdani është miku i tij. Deklarata e sotme e ligjvënësit të selisë blu e hedh poshtë këtë insinuatë. Bogdani e shprehu qetë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt qëndrimin e tij lidhur me aferat e familjes së kandidatit për kryebashkiak të Tiranës.

 

Share it :