Një shpërthim ka ndodhur në banesën e një inspektori të Tatim-taksave në qytetin e Vlorës.
Lënda plasëse është vendosur te porta e jashtme e shtëpisë së Erjon Lamçes.
Mësohet se nga shpërthimi në banesë nuk ka persona të lënduar.
Burime nga Drejtoria e Tatimeve thonë se Lamçe nuk ka pasur shkelje apo konflikte.




