Halim Kosova, kandidati i PD –së për kryeqytetin, prezantoj planin për drejtimin e Bashkisë në Njësinë Nr.5, aty ku banon edhe vetë. Ai ftoi demokratët dhe socialistët e kësaj zone të votojnë njeriun e duhur për drejtimin e punëve në kryeqytet.
Kosova kërkoi nga banorët që t’i japin mundësinë të zgjidhë shqetësimet dhe problemet e banorëve të kryeqytetit, duke filluar nga ulja e taksave, heqja e depozitave të ujit dhe shtrimi i rrugëve.
“Unë nuk do të diferencoj zonat e kryeqyetit, pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke premtuar edhe mbjelljen e pemëve, si dhe përmirësimin e insfrastrukturës së arsimit”, tha Kosova.




