Kroacia ka paralajmëruar Serbinë, se po nuk i përmbushi disa kushte të raporteve Beograd-Zagreb, do ta përdorë të drejtën e vetos, dhe shteti fqinj kurrë nuk mund ta shohë veten anëtare të familjes europiane.
Mediat serbe shkruajnë se as ekstradimi i Velko Mariqit në Zagreb, i dënuar në Serbi për krime lufte, me sa duket nuk po kënaqin oreksin e Kroacisë, e cila i ka vënë kushte të reja Beogradit, të cilat sipas tij siç thonë ata duhen t’i përmbushin nëse dëshirojnë BE-në.
Anëtarja kroate e Parlamentit Evropian, Marijana Petir, ka deklaruar se legjislacioni në vendin e saj në bazë të asaj si është dënuar Mariq, përbën rrezik edhe për rreth 300 qytetarë kroatë.




