Morina plaçkitet në Ulqin

 Fjolla-Morina-222-e1428351828542-690x388Këngëtarja e njohur Fjolla Morina e cila po qëndron këto ditë në Ulqin, ka rënë viktimë e grabitësve. E gjithë ngjarja ka ndodhur në qytet teksa këngëtarja është larguar nga vetura e saj drejt marketit për të blerë diçka, duke lënë të hapur derën e makinës. Kur është kthyer, ajo nuk ka gjetur dokumentet e udhëtimit, portofolin dhe gjësende të tjera. Këngëtarja ka njoftuar policinë dhe ka ndjekur procedurat e nevojshme. Edhe më parë këngëtarë shqiptarë kanë rënë pre e hajdutëve, jo vetëm në Ulqin, por edhe në vende e troje të tjera shqiptare.

 

Tika Camaj, me poza të reja të nxehta

 tika-camaj-690x461Tika Camaj ka realizuar poza të reja të nxehta, ku shfaqet ndërsa pozon me të brendshme seksi. Modelja shqiptare, e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar fotot për brendin francez të të brendshmeve Ohlala Lingerie. Tika ka postuar njërën nga fotot e saj në rrjetet sociale, ku shfaqet me një fustan nate me material rrjete dhe që lejon të shihet deri në lëkurë.

 

Shqiptari që vishet me fund

 joni-peciEkstravaganca e Joni Peçit duket se i ka kaluar limitet. Stilisti i njohur ka braktisur pantallonat, për të veshur një… fund. Siç shihet në foton e postuar nga bashkëpunëtorja e tij, këngëtarja Soni Malaj, Joni ka zgjedhur një formë femërore për të qenë i pranishëm në eventin e fustaneve të nuseve të “GeraldinaSposa”. Një mashkull me mjekër që vesh fustane nuk është gjë e re tashmë. Të jetë frymëzuar stilisti shqiptar nga Conchita e Eurovisionit?

 

Bashkëpunim nga Blero dhe Agon Amiga?

blero_3940Këngëtari Blero ka paralajmëruar ditë më parë se së shpejti do të vijë me dy këngë dhe njëra nga to do të jetë bashkëpunim. Megjithëse Blero nuk ka dashur të zbulojë se me cilin artist do të jetë bashkëpunimi, një foto e publikuar nga këngëtari ku shihet në studio së bashku me Agon Amigën na bën të kuptojmë se ky bashkëpunim surprizë do të jetë mes tyre. Në anën tjetër, anëtari tjetër i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi, do të vijë në bashkëpunim me grupin NRG Band dhe nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt me Amigën si grup këtë verë. Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga dy anëtarët e grupit nëse janë ndarë përfundimisht për të vazhduar karrierën si artistë solo.

 

Luana Vjollca, gati për nusëri

luanaAjo është shumë e pëlqyer nga meshkujt shqiptarë. Por Luana Vjollca ende nuk e ka bërë publike një lidhje dashurie. Ajo publikisht njihet si vajzë single. Por kjo nuk po e ndal Luanën që të bëhet gati për nusëri. Ajo ka publikuar një fotografi në instagram, ku shihet në një sfilatë mode për nuse. Luana nën fotografinë e Instagramit shkruan: “Duke parë nuset që të bëhem vetë nuse”. Mbetet të shihet se kush do të jetë dhëndri fatlum i nuses Luanë.

 

 

Share it :