Familjaret e Almir Dacit u tronditen pasi pane te birin ne media si nje militant te ISIS nepermjet nje videomesazhi duke kercenuar Shqiperine dhe Kosoven. Prinderit e Dacit thone se e bejne haram djalin e tyre nese eshte terrorist, pasi i braktisi ata ne fshatin Leshnice te Pogradecit.
Shfaqja e Almir Dacit ne nje video kercenuese te ISIS duke iu drejtuar Shqiperise dhe Kosoves me nje fjalor terrorizues ka shokuar prinderit e tij ne fshatin Leshnice te Pogradecit. I ati, Xhevahiri thote se ende nuk mund ta besoje dot qe djali i tij eshte terrorist. Almir Daci u largua nga Pogradeci dy vite me pare dhe shkeputi kontaktet me familjen duke u zhvendosur ne Siri, se bashku me bashkeshorten dhe tre femijet e tij.




