Arrestohet drejtori Rajonal i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në kryeqytet Pjerin Xhuvani. Policia e ka ndaluar drejtorin Xhuvani në zyrën e tij, pasi dyshohet se është një nga drejtuesit e Fondit të përfshirë në aferën e skandalit të ilaçeve të rimburësueshme. Burime pranë Prokurorisë së Tiranës thanë se janë gjithsej 9 persona të prangosur nga policia dhe dy të shpallur në kërkim. Nga këta 5 persona janë farmacistë, përfitues direktë nga skema e falsifikimit të recetave dhe të tjerë janë zyrtarët e Fondit të Sigurimeve shëndetësore.
Për më shumë detaje, na lexoni nesër në gazetën “Standard” në print




