Ministrja e parë e Skocisë, Nikola Stërxheon, i bëri të qartë Anglisë që nga Brukseli, se një dalje nga Bashkimi Europian i Mbretërisë së Bashkuar mund të detyrojë mbajtjen e një tjetër referendumi skocez për pavarësinë.
“E kam thënë edhe më parë mendimin tim, që nëse Skocia do të nxirrej jashtë Europës pavarësisht se si komb ka votuar për të qendruar, kjo do të krijonte rrethanat e pashmangshme për një tjetër referendum. Nëse Mbretëria e Bashkuar është një familje kombesh, siç na thuhet, atëherë duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve”.
Shumica e bizneseve kryesore në Britani e kundërshtojnë me forcë idenë e largimit nga Unioni, që është edhe tregu kryesor për mallrat e tyre, ndërsa politikisht vendi do të mbetej i izoluar.




