Tri erëzat që përshpejtojnë dobësimin

Tri erëzat që përshpejtojnë dobësiminPara së gjithash, asnjë nga komponentët nuk do t’i largojë mrekullisht kilogramët e tepërt. Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të aplikoni shprehi të shëndetshme të ngrënies dhe të ushtroni rregullisht. Megjithatë, ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj. Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet ta dini se këto erëza do ta përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sheqeri stabil në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.

 

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës. Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup. Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

 

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, ndërsa specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e ghrelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë, transmeton Koha.net. Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.

 

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut. Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për ta zvogëluar përqindjen totale të indeve dhjamore.

 

Formula për shtatzëni të shëndetshme

Stili i jetesës, ushtrimet, qëndrimi pozitiv dhe ushqimi i shëndetshëm janë përbërësit kryesorë të formulës për shtatzëni të shëndetshme Gjatë kohës së shtatzënisë mund të adaptoni disa shprehi të shëndetshme të cilat do t’ju mundësojnë shtatzëni të lehtë dhe do t’ju përgatisin për t’u bërë prindër. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë të ktheheni më shpejtë në formë të mirë pas lindjes. Me mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës do të përvetësoni rolin e nënës së re. Të gjithë këto janë përbërës kryesor të formulës për shtatzëni të shëndetshme, që do t’ju ndihmojë që gjatë shtatzënisë të kujdeseni për veten – dhe kështu edhe për fëmijën tuaj. Këtë formulë për shtatzëni të shëndetshme e ka krijuar dr. Sears, ndërsa qëllimi i saj nuk është trupi i modelistes pas lindjes e as mbajtja konstante e fëmijës në duar. Synimi i saj është mundësimi i jetës së shëndetshme për veten që e gjithë kjo në mënyrën më të mirë të reflektojë në fëmijën tuaj, si gjatë shtatzënisë ashtu dhe pas lindjes. Stili i jetesës. Kjo ka të bëjë me vendimet tuaja se si do ta organizoni kohën në mes punës, relaksimit dhe gjumit, si edhe vendimit që ka të bëjë me konsumimin e alkoolit, duhanit ose ilaçeve. Zgjidhja juaj nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë – por do të ketë ndikim të madh edhe në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj pas lindjes.

 

Ushqimi dhe ushtrimet

Nëse dëshironi të arrini ushqyerje të balancuar e cila do t’ju ofrojë të gjithë nutrientët e nevojshëm juve dhe fëmijës bëni kujdes në ushqim dhe çdo gjë që konsumoni. Koncentrohuni në ushqimet e shëndetshme dhe ushqimin e llojllojshëm: thoni “po” ushqimeve që janë të pasura me nutrientë, dhe “jo” ushqimit të pashëndetshëm të mbushur me kalori. Ushtrimet. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për trupin, ashtu si edhe shëndeti psikik. Sidomos në kohën e shtatzënisë ose gjatë përshtatjes për amësi, transmeton Koha.net. Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë.

Share it :