Ana Franku në film/ Simbol i 6 milionë viktimave të Holokaustit

anna frankuSpeciale/Nacional Geographic Channel sjell filmin e ri për Anna Frankun

Më 21 qershor “Nacional Geographic Chanel” sjell premierën e filmit për Ana Frankun, simbolin e 6 milionë viktimave të Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky film eksploron historinë e plotë të jetës së saj të shkurtër, duke përfshirë intervistat me shokët e fëmijërisë, ditarin që i mbijetoi luftës dhe mbetjet e kampeve të Gjermanisë.

“Anne Frank’s Holocaust” është prodhim i “Creative Differences Productions” nga regjisorët Erik Nelson dhe Dave Harding për “Nacional Geographic Chanel”.

Anneliese Marie Frank (lexo: Anëlisë Marri Frank, shkurt: Anne Frank) lindi më 12 qershor 1929 në Frankfurt am Main; vdiq në fillim te muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen (lexohet-KeZe Bergen Belzen). Ishte një femër gjermane-hebreje, e fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes (e vrarë) para mbarimit të luftës. Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Së shpejti pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë.

Në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje antihebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin të cilin ai kishte, që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një dëshirë të madhe që të bëhej shkrimtare.

Ana tregonte çdo gjë për ato dy vite të fshehura në errësirë dhe plot frikë.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Miep Gies mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës dhe e fshehu në një vend të sigurt pasi shpresonte se, Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës dhe mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anës, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në Auschwitz. Ana dhe motra e saj më e madhe vdiqën nga një sëmundje e pashërueshme në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, vetëm disa ditë përpara se, të çlirohej kampi. Në fillim vdiq Margoja (motra e Anës), me pas Anna. Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët.

Anna u arrestua me 4 gusht të vitit 1944 nga Polica Gjermane, sepse u zbulua nga Polica Sekrete Gjermane(Gestapo) se ajo ishte me origjinë çifute dhe polica e dërgoi menjëherë ne kampin e përqendrimit Bergen-Belsen i cili ndodhej në veri të Gjermanisë ku ajo thuri ditarin e saj i cili përshkruante vuajtjet e njerëzve në atë kamp dhe familjes së saj.

Për Ana Frankun nuk dihet një datë e saktë se kur ka vdekur por supozohet se vdiq në fillim të marsit të viti 1945 pas një epidemie të rënde që kishte rëne në kamp. Më vonë, më 15 prill të vitit 1945 në një varr masiv në veri të Gjermanisë u gjet trupi saj dhe familjarëve si dhe ditari dhe disa dokumente të rëndësishme përfshirë ditarin personal të saj u gjetën në Arkivat e Kampit.

 

Vajza që ruajti ditarin e Ana Frank

Ishte 100 vjeç kur vdiq Miep Gies, sekretarja e zyrës që arriti të fshihte për dy vjet nga pushtuesi Nazist Ana Frankun dhe familjen e saj. Gies ishte e fundit nga personat jo hebre që siguruan ushqime, libra dhe veshje të cilat i kalonin përmes një aneksi sekret atje ku jetonin Ana Frank, prindërit e saj, motra dhe katër hebrenj të tjerë për një periudhë prej 25 muajsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi apartamenti u sulmua nga policia Naziste, Gies mblodhi ditarin e Anës dhe i fshehu ato në një vend të sigurt deri pas luftës. Ditari, i cili iu dhurua Anës me rastin e 13 vjetorit të ditëlindjes, tregon për ngjarjet e jetës të saj duke filluar prej 12 Qershorit deri më 1 Gusht 1944. Gies nuk kishte pranuar kurrë të lexonte se çfarë kishte shkruar në to Ana, duke thënë se jeta private e një adoleshenteje është e shenjtë. Më vonë ajo do të thoshte se nëse do t’i kishte lexuar, do të kishte qenë e detyruar t’i digjte, pasi ato në kohën e nazizmit inkriminonin ata që e kishin ndihmuar familjen e Anës.

Ana Frank vdiq nga tifoja kur ishte vetëm 15 vjeç në kampin e përqendrimit në Bergen-Belsen në mars të vitit 1945, vetëm dy javë para se kampi të çlirohej. Gies ia dha ditarin e Anës të atit, Otos, të vetmit që kishte mbijetuar nga familja, e cila pastaj do ta botonte më 1947.

Pasi ditari u publikua, Gies përfaqësoi një figurë të ndritshme të tolerancës. Ajo më vonë do të thoshte se ashtu si kishte arritur të mbronte familjen e Ana Frankut, do të kishte dashur t’i mbronte të gjithë hebrenjtë që jetonin në Holandën e pushtuar nga nazizmi. Por ajo ndihej se veprimi i saj po mbivlerësohej, pasi i dukej se nuk kishte bërë tepër.

“Ditari i Ana Frankut” – “The Diary of Anne Frank” u bë libri i parë popullor i shkruar për Holokaustin, dhe është lexuar prej miliona fëmijësh dhe të rriturish në të gjithë botën duke u përkthyer në 65 gjuhë. Në librin e saj, “Duke kujtuar Ana Frankun” – “Anne Frank Remembered”, Gies kujton se, ndërsa ishte në zyrë, policia gjermane në gushtin e 1944 kishte bastisur vendin ku fshihej Ana me familjen e saj. Se si ka ndodhur kjo ende as sot historianët nuk kanë rënë në gjurmë. Një polic nazist kishte hapur derën e zyrës ku punonte ajo me dy të tjerë duke ua drejtuar revolverin, duke i urdhëruar të qendrojnë ulur. “Bep, e hëngrëm”, Gies i kishte pëshpëritur Bep Voskuijl.

Pas arrestimit, ajo shkoi në stacionin e policisë për të afruar një ryshfet për lirimin e familjes Frank, por kishte qenë tepër vonë. Më 8 Gusht ata i kishin deportuar në kampin e përqendrimit Westerbork, në Holandën Lindore, e prej andej në famëkeqin Auschwitz. Disa muaj më vonë, Ana dhe motra e saj Margot ishin dërguar në Bergen-Belsen. Dy prej atyre që e ndihmuan familjen Frank dhe katër hebrenjtë e tjerë, Victor Kugler dhe Johannes Kleiman, u dërguan në kampet e punës, por ata i mbijetuan luftës.

Përpara viteve të pushtimit nazist, në Holandë midis viteve 1940-1945 jetonin 140,000 hebrej. Prej tyre 107,000 u deportuan nëpër kampet e përqendrimit në Gjermani dhe prej tyre vetëm 5 200 mbijetuan. Rreth 24 000 hebrenj jetuan të fshehur në Hollandë, prej të cilëve 8 000 u zbuluan dhe u deportuan nëpër kampet e vdekjes.

Pas luftës, Otto Frank u kthye në Amsterdam dhe jetoi me familjen Gies deri sa u rimartua më 1952. Miep punoi për të ndërsa ai merrej me përpilimin e ditarit, pastaj ia dedikoi veten Anna Frankut, duke iu përgjigjur letrave që i vinin nga e gjithë bota.

Pas vdekjes së Otto Frank-ut më 1980, Gies e vazhdoi fushatën e saj kundër atyre që kanë mohuar Holokaustin, të cilët shpifnin duke thënë se ditari ishte një falsifikim.

Ajo pati një goditje nga damllaja më 1997, e cila i la pak pasoja në të folurën e saj, por ajo gëzoi përgjithësisht shëndet të mirë edhe kur mbushi 100 vjeç.

Djali i saj Paul Gies tha vitin që shkoi se ajo vazhdonte të merrte një mal letrash të cilave u jepte përgjigjej e ndihmuar nga një mik i familjes. Ajo jetoi në apartamentin e saj deri në vitin 2000, duke lexuar gazetat, dhe duke ndjekur në televizor lajmet dhe bisedat televizive. Ajo la pas të birin me tre nipa e mbesa. (VOA)

 

Share it :