Procedura e plotë/ Ish-pronarët, ja si mund të njihen me dosjen dhe fazën e kompensimit

dosja e pronaveÇdo shtetas, i cili është trashëgimtar ligjor i një subjekti të shpronësuar, mund të depozitojë kërkesë me shkrim pranë kësaj zyre, në lidhje me problematikën e procesit

Çdo pronar mund të marrë informacion për dosjen e tij, në ç’fazë është dhe kur mund të përfitojë kompensimin. Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka publikuar procedurën se si pronarët marrin informacionin. “Pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,çdo ditë nga ora 9:00-12:00, kryhet pritja me Subjektet pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun. Çdo shtetas, i cili është trashëgimtar ligjor i një subjekti të shpronësuar, mund të depozitojë kërkesë me shkrim pranë kësaj zyre, në lidhje me problematikën e procesit të njohje/kthim/kompensimit të pronës. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, në pranimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të pranojë për shqyrtim vetëm ato kërkesa të cilat plotësojnë kushte ligjore për legjitimitetin e subjektit të shpronësuar Kartën e identitetit të kërkuesit. Kopje të prokurës së posaçme (të përgjithshme) të noterizuar. Kopje të dëshmisë së trashëgimisë të noterizuar ku të provohet se kërkuesi është trashëgimtar ligjor i subjektit. Subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurin e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në AKKP. Më pas kërkesa i kalon zyrës së protokollit. Zyra e Protokollit pasi e protokollon i dërgon të gjitha kërkesat e ardhura Drejtorit të Përgjithshëm. Drejtori i Përgjithshëm ia delegon kërkesat sektorit përkatëse për ndjekje dhe zbatim. Sektori përkatëse përgatitë informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Subjekti paraqitet pranë zyrave të AKKP për të tërhequr shkresën kthimi përgjigje në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë sipas kërkesës”, – thuhet në një njoftim të AKKP-së.

 

Kompensimi

Si merret informacion për kompensimin. Dokumentet shoqëruese sipas VKM-së janë: Kërkesa për kompensim në të holla. Deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to. Titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që mund të jetë vendim i KKKP-së, vendim i AKKP-së, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore. Planvendosja përkatëse bashkëlidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim. Dëshmia e trashëgimisë. Nëse disponon, prokurë të posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues. Vendimet e KKP-së/ZRAKKP-së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkëpronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues. Çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar. Dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pajisur me prokurë. Mandatpagesën.

 

 

Ja emrat e karburantëve që janë bllokuar se kanë abuzuar me naftën dhe benzinë

Inspektoriati Qendror Teknik ka  bllokuar veprimtarinë e 7 karburanteve dhe ka gjobitur 16  të tjera pasi janë konstatuar shkelje të cilësisë dhe dokumentacionit.

Nga kontrollet e kryera për muajin prill në të gjithë  Shqipërinë  shkeljet përsa i përket  cilësisë lidhen me pikën e flakërimit dhe nivelin e squfurit. Gjobat e vendosura ndaj subjekteve që janë konstatuar me shkelje variojnë nga 100 mijë lekë deri në 2 milion e 250 mijë. Ajo vihet re është fakti se  gjobat më të larta janë për ato subjekte që janë përsëritëse të shkeljeve. Nga inspektimet e bëra nga Inspektoriati Qëndror Teknik për periudhen Prill 2015 janë gjobitur 16 subjekte,nga të cilat 8 për mungesë dokumentacioni dhe 8 për mungesë cilësie.

 

Share it :