Rishfaqet mostra Lavdërim Muhaxheri qe njihet si komandanti i një grupi shqiptaresh qe luftojnë për Shtetin Islamik ne Siri.
Ai është bere protagonist i një videoje shokuese te postuar ne internet nga ISIS.
Në pamje tronditëse shfaqin momentin e ekzekutimit te nje te riu. Kësaj here nuk behet fjale për prerje kokash, por për ekzekutim me antitank.
Viktima raportohet te jete pjesëtar i një fisi, i dënuar me vdekje pas akuzave se luftonte kundër xhihadisteve te ISIS.
Pas ekzekutimit grupi i luftëtareve rrethojnë trupin dhe thërrasin te lumtur “Allahu është me i madhi”.
Sipas mediave kosovare pranë tij gjenden edhe dy shqiptare te tjerë, te njohur si Al Albani dhe Edu Ubejde.
Muhaxheri ishte raportuar i vdekur dhe prej kohesh nuk kishte informacione rreth tij.
Ai kishte grisur pasaportën kosovare dhe ka qene pjese e një tjetër videoje shokuese, ku priste kokën e nje njeriu.





