Nje cift bashkeshortesh u sulmua me arme mengjesin e sotem ne Koder-Kashar nga ish-dhendri i tyre.
Si pasoje e ketij sulmi mbeti i vrare babai i kater femijeve si dhe u plagos bashkeshortja e tij. Autori i krimit, Altin Aliku, duket se edhe pas 5 viteve nuk e kishte kaperdire dot ndarjen me vajzen e viktimes.
Viktima ishte duke shoqeruar bashkeshoreten e tij per tek furgoni ku do te shkonte per te shitur qumesht.
Por pak minuta pasi dolen nga shtepia e tyre ne Koder Kashar, ciftit te bashkeshorteve Lutfi dhe Naime Xhaferi, iu be prit nga ish dhenderi i tyre Altin Aluku i cili i qelloi me bresheri plumbash me nje kallashnikove.
59-vjecari Lutfi Xhaferi ka nderruar jete ne vend per shkak te plageve te renda qe mori ndersa bashkeshortja e tij Naime Xhaferri 55 vjec u plagos lehte.
Sipas policise, shkak per kete krim dyshohet te jete konflikti i hershem i dy familjeve, pas prishjes se krushqise. Autori Altin Aluku ka qene i fejuar me vajzen e viktimes Xhaferi, fejese e prishur 5 vite me pare.
Policia ka mundur te lokalizoje vendodhjen e autorit, ne Kodrat e Kasharit dhe ka ngritur grupet e gatshme per arrestimin e tij.




