Familja e heroit Isa Boletini është tërhequr nga vendimi për rivarrosjen e eshtrave të tij në qytetin e Vlorës, pranë babait të kombit Ismail Qemali, vendim i bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit ka bërë me dije për mediat se nisur nga reagimet e popullit të Kosovës familja e tij ka vendosur që eshtrat e Isa Boletinit të mos varrosen në Vlorë, por në vendin ku ka lindur, në Boletin.
“Isa është i Kosovës dhe i Shqipërisë, por me gjithë respektin për Vlorën dhe Ismail Qemalit dhe kryeministrit Edi Rama kemi menduar që Isa të prehet në vendin ku lindi dhe ushtroi veprimtarinë e tij patriotike, në Boletin të Kosovës”.




