Studimet e fundit kanë treguar se ka shumë toksinë edhe në cigaret elektronike. Inxhinierët zhvilluan para disa vjetësh cigaret elektronike për të promovuar për përdoruesit e duhanit një burim tymi pa nikotinë. Atyre u ishte mundësuar që të kishin një lloj përmbajtje brenda cigareve që nuk do të kishte tym. Në cigare ka një lëng që zëvendëson duhanin. “Nuk ka asnjë fije dyshimi se cigarja elektronike ka më pak toksinë sesa cigarja e rregullt”, ka deklaruar Stanton Glantz, drejtor të Qendrës për kërkime të duhanit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko. Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se ka goxha shumë toksinë edhe në cigaret elektronike. Më parë ka pasur pretendime të prodhuesve se cigaret elektronike ishin të sigurta dhe se nuk do të kishte kurrfarë rreziku për shëndetin e përdoruesve. Në një shkrim të gjatë më 13 maj në “Circulation”, Glantz dhe ekipi i tij kanë publikuar të dhëna se ka rreziqe shumë më të mëdha shëndetësore prej cigareve elektronike sesa ishte menduar më herët prej shkencëtarëve. Cigaret elektronike kanë shumë nanocopëza, që mund të shkaktojnë inflamacione që mund të jenë të lidhura me astmën, gjakderdhjen e brendshme, sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme diabeti. Niveli njëmend “ngreh shqetësime për sëmundjet e zemrës dhe kushtet e tjera të sëmundjeve kronike, ku ka inflamacione”, ka deklaruar studiuesi Glantz. Ai ka thënë se cigaret elektronike nuk janë produkte të sigurta për shëndetin e përdoruesve. Thuhet se më shumë se 250 lloje të ndryshme cigaresh elektronike mund të gjenden në treg dhe se shumë prej tyre kanë përdorur copëza të ngjashme në përbërje që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Njerëzit që përdorin këto cigare mund të mendojnë se cigaret e tyre janë të sigurta, por nuk ka të dhëna që mund të mbështesin shkencërisht këtë pretendim, thuhet në një shkrim tjetër në të njëjtën revistë shkencore.
Efektet e kanellës në shëndetin e njeriut
Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime, megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë. Kanella është një erzë e cila përdoret në shumë ushqime, megjithatë ekzistojnë disa arsye shëndetësore që na shtyjnë ta përdorim më shumë, jo detyrimisht në çdo vakt, por shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta bëjë atë më efektive. Në të vërtetë, kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij. Në fakt, përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brendshëm. Studimet e “US Human Nutrition Research Center” kanë vënë re se kanella është në gjendje të luftojë bakterin e quajtur “Helicobacter pylori”, përgjegjës në stomak për ulcerën dhe gastritin. Gjysmë luge kanellë është e mjaftueshme për të reduktuar edhe sasinë e sheqernave në gjak, për ata që vuajnë nga diabeti, por ul edhe nivelin e kolesterolit apo trigliceriteve, duke minimizuar mundësinë e prekjes nga sëmundje të zemrës apo infarkti. Në një studim të kryer në Pakistan vitin e kaluar, disa vullnetarë të prekur nga diabeti i avancuar pranuan të marrin 2-3 gramë kanellë çdo ditë dhe pas disa javësh, niveli i sheqerit në gjak kishte rënë me 20%. i vetmi rast kur kanella nuk është e këshillueshme, është ai tek gratë shtatzënë, pasi tek to është provuar që shkakton shpesh herë irritime dhe alergji të ndryshme.
Pjepri i mirë për shëndetin psikik
Pjepri po dëshmohet si burim i pasur me aktiosiduesin e fuqishëm superoksid dismutaza (SOD), bëjnë të ditur disa studime të fundit. Një studim më i ri francez ka treguar se konsumimi ditor i 140 njësive internacionale të SOD ka një efekt të fuqishëm pozitiv në shumë gjendje psikofizikike, si rraskapitja, çrregullimet me fjetjen, toleranca ndaj dhimbjeve, përqendrimi dhe stresi. i zbuluar para 40 viteve, SOD ende është i vetëm në maje të listës së antioksiduesve, krahas shumë vitaminave dhe mineraleve me veti antioksiduese. Sipas studimit të fundit, konsumimi i përditshëm i ushqimit (si për shembull pjeprit) dhe tabletave të pasura me këtë antioksidues, ndihmon në përmirësimin madje deri në 30% të shëndetit psikofizik.




