Një faqe me emrin e Tom Doshit, ka shkruajtur dje se ai kishte pësuar një incident.
Por, vetë deputeti e ka mohuar këtë gjë.
“Të nderuar miq, jam telefonuar nga shumë prej jush për një ngjarje, supozuar të ndodhur.
Unë nuk kam pësuar asnjë incident, jam shëndosh e mirë.
Ky informacion ka ardhur nga një faqe jo zyrtare në emrin tim.
Ju falënderoj për interesimin dhe unë e mendova të nevojshme ta ndaja këtë informacion me ju”, shkruan Doshi në faqen e tij zyrtare në FB.




