Alban Bala
Poezia “e regjur” në estetikën e lirikës së vrazhdë nuk e shpërbën poetin Alban Bala të shfaqë rezistencën e tij për të bukurën, në këmbënguljen e vazhdueshme, të përhershme e në shpresë të përjetshme duke na u shfaqur në një formë proteste natyrore, aty ku ndizen e mbarten gjithë ëndrrat
ME MESO SI TE JETOJ ME DRITE
Me meso si te jetoj me drite!
Si ta pi currilin e bardhe qe te lyen syte me te gjelber
Si ta kafshoj e te shuaj urine qe kam per ty.
Veç ti e di te fshehten…
Mesnata zbret – peshperime e puthjeve te verbera
Ne kujtesen e dy deteve qe preken pa u mbytur
Tek njeri tjetri; gjithçka kemi gjetur e asgje nuk kemi
Me vete ne endrra veç syve.
E ti me meso si te jetoj me drite
Kur te shoh embel, bute, si pasqyra fytyren
Ne gjurmet e se ardhmes kemi fshehur te shkuaren
Qe ti ma dhuron verbtaz, çdo nate, ne nje puthje…
E tashmja paska lindur te mbetet veç gjurme…
LUTJA
Lutja eshte ajer i njome pranvere qe ngroh zemren,
Fryme qe udheton nga fjala per tek shpirti.
Eshte si xixellonje ne muzg
Ndizet kur maji skuq
Lulekuqet mes grurit
Dhe i vesh me trendafilat me turp vashash te dlira.
Lutja eshte prekja e shiut mbi faqen e zambakut
Qe jeton brenda ujit por zbardh kryelarte.
Çdo gje qe shkon per nen qiell eshte nje lutje
Qe flet per parajsen.
PIKTURE PRILLI
Me lule ishte veshur qershia,
Me lule te bardha
Si nje femije qe vishet me buzeqeshje
Tek shkon drejt detit.
Zogjte si shikime te harruar nder qiej
Flasin me njerezit.
Plepat jane kujtime femijesh qe rriten
Bri shtepive te gjelbra.
Blete te arta thithin limfen e petaleve prej drite
Ne lekuren e kalter te pranveres.
Fryn ere
Gjithcka harrohet veç heshtjes.
Bota iken permallshem, e dehur, drejt stines tjeter.
Kembanat e luleve te ftoit bien si endrra
Qe te zgjojne te etur.
Me buze te thara lendina pi vesen
Dhe buis luledele.
Eshte nje çast i perjetshem;
E mbaj mes gishtave tash nje jete si nje prekje
Gishtash te tjere; me e bute se pushi i kajsiave
Kur puth eren,
Me e nxehte se fryma e shegeve,
Nje prekje qe dielli ja jep lumit cdo mbremje
Ne portat e detit…
Eshte pranvere
Ne njeren dore mbaj zemren.
Ne tjetren heshtjen.
ENDE NE UDHETIM
Rruga edhe sonte mbeti jashte nen qiell.
Por qelizat e mia udhetojne ende, jane yje
Te nje universi qe leviz.
Iki, vij.
Jam nje rruge per qelizat e ndritshme
Te femijeve te mi. Jam qielli
Ku ata rriten, jam levizja
Qe ben trupi drejt shpirtit te tij
Ne fund te dites.
Qelizat e mia jane ende ne udhetim
Ne nje rruge qe e dime vetem une dhe ti…
FEMIJE KURESHTAR
Kam mbetur nje femije tejet kureshtar.
Sot zemra me tregoi si ndjehesh kur ajo ndalet.
Buzeqesha i lumtur; prita te mesoj
Ate qe vjen pas
I etur te zbuloj te fshehtat e medha:
Qiejt e perjetshem, engjejt e bardhe
Si aviten bute
Rrugen nga gjoksi drejt buzeve te hapura,
Frymen qe ndrin bukur mbi lotin e fundit,
Permasen e humbur te nje bote pa cak…
Kam mbetur nje femije tejet kureshtar.
Eshte kaq e plote kjo jete dhe s’mbaron dot me kaq
Kjo valle shpirtrash te lumtur e te verber.
Njeriu nuk eshte nje vello nusesh qe qajne…
E di: asgje nuk di! Gjithcka me pret perpara
Si nje heshtje e embel ne fund te nje muzike
Qe e shkruaj cdo mbremje me tinguj prej endrre
Dhe e luaj çdo dite me gishtat e drites.
Por kam mbetur, pafund, nje femije kureshtar…
LEXOJI SYTE E MI
Lexoji syte e mi – librin qe ta dhurova
Perpara se te te shihja ne sy.
Lexoji syte e mi –
Çdo dite e kam nje ngjyre te re
Dhe nje histori dashurie qe flet per ty
Nje perralle per femijet, nje hene dhe nje diell
Qe fiket sa here ti ndez endrrat si yje.
Lexoji syte e mi – dy flete te shkruara imet
Qe i shenjoj per ty me fytyre.
Eshte nje liber i vogel ne biblioteken e diteve
Ku flene dija, harresa dhe kujtimet.
Lexoji syte e mi! Ne pemen e pranveres
Dy gjethe dridhen per ty.
Lexoji syte e mi…
TERMET I GJELBER
Po, Toka u dridh. Ti mbete nen tinguj
Nuk te nxoren dot as harqet e violinave
As deget e trendafilit, as buzet e bleteve
U fshehe nen petalet e drites tende
Cicerima te verbra buisnin foleve
Nga pemet pa gjethe rrezohej kujtesa
Por zogjte kishin ikur kur Toka u dridh
Ti mbete nen tinguj si pentagrami nen shenja
Stuhish qe po vijne sapo te ngrihen harqet
Te celin trendafilat, te rizgjohen bletet,
Zogjte te ringjallen nga rrenojat e mallit
Qe bota ka per pranveren.
Eja!
Prej tingujve ku mbete si enderr
Ti arome e gjelber termetesh…
KETU ESHTE KALBUR EDHE KRYPA…
Ne kete vend tash edhe krypa u kalb.
Pemet sot i rrit vec frika e zjarrit.
Fushat i mbollem me hapa udhetaresh
E rruget me hijet e atyre qe s’jane.
Na ka mbetur ky vend e s’po dime kujt t’ja falim…
Asgje s’na mungon vec ashtit ne shtat.
Vajzat neper endrra shkojne pas Doruntines.
Nje Rozafe e mplakur ka mbetur ne kala’
Ne ate kodren e pjerret ku s’ka burre qe ngjitet.
Ky vend i pa kujtese eshte plot me kujtime…
Kenget si lumenjte i derdhim ne det.
Fatet si anijet vec nisen; kurre nuk mbrrijne.
Endrrat jane shtreter ku shtrihemi vetem
E zgjimet – brigje ku s’na pret asnjeri.
Ketu lulet kur celin i shohin vec femijet…
E kish mire im ate: ne kete vend
Ka kohe qe eshte kalbur edhe krypa!
ME SHKRUAJ
Me ler te te arrij ne maje te gishtave
Nga dritaret e syve do te hyj perseri
Ne dhomen me pasqyra ku shoh vijat e fytyres
Rrudhat e reja rreth buzeve, mas frymen…
Pas gjurmeve te tua tani shkojne stinet.
Me shkruaj e une ndoshta prape do lexoj poezi
Me zerin prej bryme, me gishta si femijet
Do t’i lidh tingujt si qershite ne bisk
Derisa vargjet te kuqelojne prej rimash
Do te ngjitem ne deget e holla te deshires
Per te te pare ne qiell…
Eshte kaq i bukur i gjithe ky udhetim
Ndersa vij te gjej kohen qe fle brenda teje
Si nje enderr e mire…
Me shkruaj e une prape do te lind ne ty…




