Kryeministri Rama zgjodhi t’u përgjigjet akuzave të opozitës për zhytje të vendit në varfëri e papunësi duke i kujtuar asaj atë që sipas tij i bëri vendit qeveria e shkuar në 8 vjet.
Nga Tepelena ku akuzoi qeverinë e shkuar se i ka trajtuar bashkitë socialiste si kështjella për t’u pushtuar, Kryeministri sulmoi edhe kandidatët e opozitës.
Rama kërkoi votën për kandidatët e majtë, duke premtuar se pas 21 qershorit ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë për të trasformuar bashkitë e reja.
Gjatë prezantimit të kandidatit Tërmet Peçi ai i kujtoi atij edhe një gafë të disa ditëve më parë.




