Rilindja nis nga rruga e Surrelit drejt banesës së kryeministrit

rruga e surrelitFirma po nxiton ta mbylle sa me pare rrugen nga Kinostudio ne Surrel.

Punimet kane ecur me ritme te shpejta. Perfundimi i tyre pritet ne muajin shtator, por banoret mendojne se ajo do te jete gati per zgjedhje.
Rilindjen urbane ne kryeqytet qeveria e ka nisur nga rruga Surrel-Kinostudio-Porcelan. Aty ku flitet per afate tabela eshte grisur, por puna duket qe ka filluar me shpejtesi.
Bordurat anesore jane ngritur, rruga eshte zgjeruar, madje i eshte hedhur edhe shtresa e pare. Gjeresia ne disa pjese ka shkuar deri ne rreth 5 metra.
Mjetet jane shperndare thuajse ne te gjithe segmentin. Megjithate sot eshte nje dite pushimi.
Ne Linze firma kontratuese duket se do te kete me pak pune. Asfalti ekzistues ndonese i demtuar nuk eshte hequr. Prane komunes Dajt zgjerimi i segmentit rrugor ka perfunduar gjithashtu.
Jane mbushur edhe hapesirat e reja.
Zbresim drejt Kinostudios. Ketu gjendja eshte edhe me e mjeruar.
Per vitin 2014 Komiteti per Zhvillimin e Rajoneve drejtuar nga vete Kryeministri ka levruar per rikonstruksionin e kesaj rruge rreth 57.4 milion leke.
Punimet sipas kontrates se nenshkruar pritet te perfundojne me 18 shtator te ketij viti, por banoret e zones thone se me ritmet qe po punohet duket se rrugen do ta kene gati perpara zgjedhjeve vendore.
Share it :