Baftjar Bruka, lider i një grupi terrorist shqiptar në Venecia

baftjar brukaMediat italiane, duke iu referuar Venecias si një strehë ideale për terroristët, vene theksin se ne kete qytet mund te gjendet edhe shtetasi shqiptar Baftjar Bruka, i akuzuar ne Shqiperi per bomben ne farmacine e babait te Saimir Tahirit edhe dy raste te tjera bombeveniesh.
Ai pershkruhet si lideri i nje grupi terroristësh shqiptarë dhe një specialist i aftë në krijimin e bombave artizanale.
Bruka është në kërkim ndërkombëtar si autor i tre atentateve të kryera në Tiranë në 10 shkurt të këtij viti.
Ai ka shkelur në Itali disa herë dhe është kontrolluar nga policia italiane. Venecia mund të jetë streha e tij aktuale, pasi, sipas zyrtareve italiane te antiterrorit aty ndodhet dhe një rrjet i madh mbështetësish të tij.
Share it :