Pas asaj të ditës së djeshme, edhe sot pasdite nje tjeter proteste u zhvillua në Shkup. Shumë manifestues u mblodhën para Kuvendit të Maqedonisë.Ata manifestuan duke thirrur “Vrasës”, “Gruevski ik”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe thirrje të tjera.
Në mesin e protestuesve ishin gati të gjithë përfaqësuesit e opozitës maqedonase. Fillimisht ata tentuan që të mblidheshin para selise së Qeverisë, por policia e ndaloi këtë. I gjithë manifestimi u zhvillua i qetë.
Protestat nisën që dje pas publikimit të përgjimeve lidhur me fshehjen e fakteve për vrasjen e të riut maqedonas, Martin Neshovski, më 5 qershor 2011 nga ana e krerëve më të lartë qeveritare.
Ndërkohë, organizatoret deklaruan se protesta do te vijoje serish neser.




