Kandidojnë për bashkitë, lirohen 5 prefektë e zv/ministri

mbledhje qeverieKëshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë dhe 5 Prefektëve. Largimet janë kryer në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pasi këta zyrtarë do të kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit.

Ish-zëvendëministri i Bujqësisë, Jani Babi do të garojë nën logon e PBDNJ-së për bashkinë e Finiqt të zgjedhjet lokale.

Nga detyra janë liruar gjithashtu, prefekti i Kukësit Safet Gjici që garon me PS-në në Kamez, prefektja e Gjirokastrës Zamira Rami që garon me LSI-në po në Gjirokastër.

Melaim Damzi, Ndrec Deda dhe Selfo Kapllani janë liruar nga detyra e prefektit të Dibrës, Lezhës dhe Beratit, pasi do të garojnë respektivisht në Bulqizë me LSI-në, në Mirditë me PS-në dhe në Kuçovë me LSI-në.

Share it :