Çfarë duhet të bëni me lëkurën?

Çfarë duhet të bëni me lëkurënJo gjithmonë është e lehtë të përcaktosh tipin e saj, nëse është e yndyrshme, mikse apo e thatë, sepse fiziologjia e lëkurës së fytyrës ndryshon me kalimin e kohës. Këtu ndikojnë mosha, mjedisi, temperatura, duhani, hormonet seksuale … Lëkura normale duhet të hidratohet çdo ditë, të mbrohet nga papastërtitë dhe nga dielli. Pra, pastrojeni fytyrën në mëngjes dhe në darkë (mos flini kurrë pa hequr makijazhin) dhe vini një krem hidrant të lehtë. Lëkura e thatë është ajo që haset më shpesh dhe që ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.  pse kemi lëkurë të thatë? Nga mungesa e ujit në lëkurë; veprimi i faktorëve të jashtëm si: nxehtësia, i ftohti, larjet e fytyrës me sapun; kontaktet e përsëritura me ujin; pakësimi i sekreti mit të yndyrës; lëkura mund të jetë e thatë gjenetikisht, si në disa sëmundje, ekzema atopike, iktiosis; zgjedhja jo e saktë e produkteve kozmetike. Kujdesi për lëkurën e thatë: Shmangni larjet me sapun agresiv dhe përdorimin e solucioneve me alkool; fytyra të lahet me qumësht pastrues; shpëlajeni qumështin me ujë, përdorni dy herë në ditë një krem hidratant.

 

 Acidi folik dhe karotenoidet mbrojnë edhe zemrën

Konsumimi paktë i acidit folik dhe karotenoideve mund të rritë gjasat për t’u prekur nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet e realizuar kohë më parë kanë përcjellë shkallën e vdekjeve nga sëmundja koronare e zemrës dhe mënyrën e të ushqyerit në disa vende të ndryshme të botës. Përfundimet kanë treguar se konsumimi i paktë i acidit folik dhe karotenoideve rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Veç acidit folik dhe karotenoideve, të cilat gjendet në perimet e kuqe, i rëndësishëm për shëndetin e zemrës ka qenë edhe konsumi i mjaftueshmi omega-6 dhe omega-3 acideve yndyrore. Sëmundja koronare e zemrës është një bllokim i arteries koronare, enës kryesore që furnizon me gjak zemrën, që në shumicën e rasteve përfundon me vdekje.

 

 Vaji i ullirit mbrojtësi më i mirë

Vaji i ullirit eshte njeri nder vajrat e vetme bimore , i cili fitohet nga frutat e ullirit drejtperdrejt pa u rafinuar , d.m.th pa perpunime kimike . Duke ruajtur perberesit e vet , ai paraqet nder mbrojtesit me te mire te shume semundjeve .Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi tridhjete perberes te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres , mplakja e hershme dhe shume semundje te tjera .  Gjithashtu vaji permban edhe shume acide yndyrore te pangopura te cilat ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci , rregullojne kolesterolin , e mbrojne zemren dhe rregullojne tensionin e gjakut . Vaji i ullirit eshte nje trajtues mjaft i mire ndaj kancerit ne gji ,forcon rrenjet e flokeve si dhe lufton zbokthin . Keshilla :  1. Me se shumti ta shfrytezojme ne ushqimin e pergatitur , te ftohte ose pak te ngrohte. 2. Me se miri eshte qe vajin e ullirit ta ruajme ne temperatura deri ne 15 shkalle celsius , ne hapesire te erret dhe gjithsesi ne shishe qelqi .

 

 

 

Share it :