Mihal Deliorgjit në Shqipëri i janë shkelur të drejtat

mihal deliorgjiShqipëria ka shkelur të drejtat e Mihal Deligjorgjit në procesin e stërzgjatur gjyqësor në ngarkim të tij për tragjedinë e Gërdecit.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasbugr vlerësoi se janë tejkaluar afatet e mbajtjes në paraburgim të Delijorgjit, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konventë të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në Kuvend prej kohësh.

Për këtë, Strasburgu ndëshkoi shtetin shqiptar me 15.600 euro, shumë që duhet të derdhet në llogarinë e Delijorgjit.

Mihal Delijorgji ishte pjesë e 28 personave të ndaluar nga policia pas shpërthimit të Gërdecit, më 15 Mars të 2008-ës, e ku gjetën vdekjen 26 persona. Ai u ndalua më 17 Mars, po të atij viti si administrator i “Albademil”, kompania që operonte në Gërdec.

Prej kësaj date do të niste procesi maratonë gjyqësor, që përfundoi më 12 Mars të vitit 2012 me dënimin nga Gjykata e Tiranës me 10 vite burgim.

Delijorgji apeloi vendimin dhe më 13 Shkurt të 2013 Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 kohën e burgimit, pas kërkesës së të pandehurit për gjykim të shkurtuar dhe në 19 Mars të po atij viti, Delijorgji la qelinë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :