Duke folur për situatën aktuale politike në vend, për krizën opozitë-qeveri, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë, tha në emisionin ”Open”, se në Shqipëri ka rënë sistemi. Për të mbështetur këtë tezë të sajën, ajo tha se kjo gjë ka ndodhur që kur deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet dhe të dalin nga Kuvendi, ku përfaqësonin popullin, një parlament që opozita e cilëson ilegjitim, të dalë nga zgjedhje me vota të blera, për më tepër me paratë e krimit.




