Ish deputeti demokrat Bardh Spahia, ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar një nga protestuesit e lënduar.
Në protestën e opozitës zhvilluar për rreth 3 orë sot para parlamentit, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku mbetën të lënduar disa protestues.
Ndërsa, në postimin e tij në Facebook, Spahia shkruan se policia e Lleshajt dhunon qytetarët, por nuk guxon t’iu afrohet kriminelëve të vërtetë.


Postimi i plotë i Bardh Spahisë:
POLICIA E LLESHAJT SI DHUNUESE FLAGRANTE E QYTETAREVE
Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet! Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte EDI RAMA, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet.
Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit. Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.
https://www.facebook.com/100009522289777/videos/2264325833894804/




