Mosdorëzimi i mandatit/ Kishe frikë për Vetingun e mamasë tënde?!! Ja si përgjigjet Rudina Hajdari…

Deputetja Rudina Hajdari ka folur së fundmi për vendimin e saj për mosdorëzimin e mandatit. Ajo është shprehur se vendimi i saj nuk ka lidhje me Vettingun e nënës së saj.
Featured image of article: “Kishe frikë për Vetingun e mamasë tënde?”, si përgjigjet Rudina Hajdari për mosdorëzimin e mandatit
Rudina Hajdari, deputetja e cila nuk pranoi të linte mandatin ka treguar së fundmi detaje nga vendimi i saj.

Në emisionin “A Show” në “News 24” ajo u pyet nga Adi Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj, Fatmir Hajdarin që mund të rrezikonte detyrën si gjyqtare në kuadër të Vetingut. Deputetja u shpreh se nuk i ka shkuar në mendje një gjë e tillë.

Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë.

Share it :