Protestat e shqiptarëve kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk kanë të ndalur.Së fundmi këtij karvani i janë bashkuar edhe shqiptarët që jetojnë në Danimarkë.Në një numër të konsiderueshëm ata dolën para ndërtesës së Federatës së Futbollit të Danimarkës në Brondby. Me pankartat “Uefa Mafia” dhe “Stop Racizmit”, ata iu bashkuan shumë shqiptarëve në protestat kundër vendimit të UEFA-s, por edhe iu drejtuan Federatës Daneze e cila kishte përkrahur vendimin për ndëshkimin ndaj Shqipërisë. Në fund të protestës, si shenjë revolte ndaj UEFA-s dhe Federatës së Danimarkës, në ndërtesën e FD-së, protestuesit vendosën fotografi dhe dëshmi që tregonin dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë të përjetuar në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.Kujtojmë se sot (e diel) pati protesta edhe në Zvicër para selisë së UEFA-s ku protestuesit shqiptarë, veç pankartave përmes së cilave shprehnin mllefin ndaj vendimit të UEFA-s, madje lëshuan edhe një dron me një flamur kombëtar mbi selinë e organit më të lartë të futbollit në Evropë




