Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.




